Jennifer Lawrence: “Gjithmonë e kam ditur se do bëhesha e famshme”

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:43

Ajo është vetëm 22 vjeçe dhe është tashmë jo vetëm një ndër aktoret kryesore të Hollywood-it por edhe fituese e cmimit Oscar.  Bëhet fjalë për aktoren Jennifer Lawrence e cila së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën e famshme “Vogue” në të cilën ka shpjeguar gjithçka lidhur me karrierën dhe fëmijërinë e saj.

Sipas Jennifer që në moshë të hershme ishte e bindur se çfarë do të bëhej dhe si do të ishte e ardhmja e saj. Aktorja shpjegon se nuk ka qenë një fëmijë ndryshe nga të tjerët, nuk ka qenë as më zgjuar ose më pasur,  nuk preferonte festat dhe dëshironte vetëm aktivitete impenjative. Por Jennifer pohon se gjithnjë e ka ditur se në një të ardhme të afërt do të bëhej një person i famshëm publik.

Fëmijëria e aktores ka qenë një periudhë e mbushur me ëndrra, ku mbizotëronte ajo për të qenë një prezantuese televizive ose një aktore. Dhe siç ajo e parandjeu, dëshiroi por edhe punoi shumë arriti të bëhej ajo që është sot, një femër e me një karrierë të suksesshme edhe pse jo në moshë të madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.