Beteja e linjave intime

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:46

Dy kompani të mëdha ndërkombëtare të linjave intime, “Agent Provocateur” dhe “Made in Chelsea” do të përballen në një proces gjyqësor, pasi e para paditi të dytën për “plagjiaturë”. 

Sipas padisë së “Agent Provocateur”, kompania britanike ka përvetësuar një prej modeleve më të suksesshme të saj, duke e hedhur në treg me një çmim më të lirë.

Në të vërtetë, dy modelet që reklamojnë linjën e secilës kompani shfaqin qartë një ngjashmëri identike modelesh, me vetëm ngjyrën që ndryshon në varësi të preferencave.Megjithatë, ndërsa origjinali i “Agent Provocateur” kushton 110 paund në dyqanet e kësaj linje, ai i “Made in Chelsea” shitet për 85 paund.Në padi, “Agent Provocateur” argumenton se kopia që i është bërë nga rivali në treg, jo vetëm ka përvetësuar produktin e krijuar prej saj, por po i sjell kompanisë edhe një dëm të madh ekonomik në treg, për të cilin pretendon dëmshpërblim.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.