Naked City
Shayk zhvishet për Penelope Cruz
E mësuar me reklamimin e veshjeve të disa prej firmave më të njohura të modës në botë, supermodelja Irina Shayk përdori trupin e saj për herë të parë për një fituese të Çmimeve Oscar.
E dashura e Cristiano Ronaldos, rusja e konsideruar si një prej femrave më të tërheqëse të planetit, është protagoniste në një spot të ri publicitar, për llogari të veshjeve intime të dizenjuara prej aktores Penelope Cruz dhe motrës së saj.
Fotografitë “hot”, Messi: Janë fotomontazhe!
Pak ditë më parë revista argjentinase “Hola” publikoi disa fotografi “hot” të yllit të futbollit, Lionel Messi. Fotografia, e cila habiti jo pak njerëz, duke njohur natyrën e futbollistit, ka qenë një fotomontazh. Përgënjeshtrimi ka ardhur sot nga vete ylli i Barcelones. Në fotografi Messi paraqitej me një striptiste në Las Vegas.
Foto me “veshët e lepurit”, loja me Obamën!
Të bësh shaka me një foto zyrtare! Këtë ka bërë basketbollistja, Stephanie Dolson nga skuadra fituese e ligës së studentëve në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa të gjithë të rinjtë ishin fokusuar tek objektivi për të realizuar një foto me presidentin, Obama, Dolson nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë pa shaka, duke i venë “veshët e lepurit” prapa kreut të Shtepisë së Bardhë.
Foto të papublikuara më parë të Marilyn Monroe!
Kanë dalë në shitje disa foto të papublikuara më parë të ikonës së kinemasë, Marylin Monroe. Fotografitë i përkasin një vizite që Monroe u ka bërë trupave amerikane gjatë kohës së Luftës së Koresë.
Monroe ndëpreu muajin e mjalti me burrin e saj, Joe DMaggio në vitin 1954, për të vizituar trupat ushtarake që kishin luftuar në vijën e para të frontit.
Fotografitë tregojnë gjithashtu edhe performancat e Monroe për më shumë se 100.000 ushtarë dhe marina që festuan fundin e tre viteve luftë.
Elisabetta Canalis kapet “mat” me të dashurin e ri!
Marcello Maçhia, i njohur në art me emrin, Maccio Capatonda, është i dashuri i ri i Elisabetta Canalis. E përjavshmja “Chi” ka bërë publike fotot të bukuroshes së spektaklit dhe komikut, të shkrepura gjatë një mbrëmje në Romë.
Nicola Formichetti i lodhur nga Lady Gaga
Nicola Formichetti ka rrëfyer se puna me Lady Gaga është sfilitëse. Stilisti është shumë mik i këngëtares së famshme, por ka vendosur të mos kurojë më veshjet e saj pasi i ha shumë kohë dhe energji. Sipas stilistit, Miss Germanotta ndërrohet mesatarisht 12 herë në ditë.
Amy Childs,e pakënaqur me trupin
Janë të shumtë meshkujt që çmenden pas trupit të saj, ndërsa Amy Childs thotë se nuk është plotësisht e kënaqur me format trupore të saj. Ish-ylli i serisë “Only Way Is Essex”, ka diskutuar planin e saj për të rikthyer format e plota të trupit, pasi së fundi ka humbur 6.5 kilogramë.
“Nuk mendoj se trupi im duket mirë tani. Nuk dua që të humbi peshë. Dua që të kthej ato forma trupore që i kisha gjatë xhirimit të serisë ‘The Only Way Is Essex’. Pra më e plotë”, ka thënë ajo.
Lohan del nga rehabilitimi
Lindsay Lohan doli nga rehabilitimi ditën e martë pasi plotësoi trajtimin 90-ditësh të urdhëruar nga gjykata. Aktorja 27-vjeçare është fotografuar në dalje të klinikës në Malibu të Kalifornisë dhe nga pamjet duket e qeshur dhe e shëndetshme.
Por, ‘TMZ’ ka bërë të ditur se Lohan do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera në një tjetër klinikë rehabilitimi para se të përballet me botën.
“Engjëlli” boksier
Adriana Lima është një nga “engjëjt” e Victoria’s Secret të cilën jemi mësuar ta shohim gjithmonë në reklamat e të brendshmeve dhe format e saj të jashtëzakonshme fizike që e kanë bërë të famshme duket se janë rezultat i sportit të boksit.
Angelina Jolie lë pas aktoret e reja, më e paguara në Hollivud
Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud sipas revistës ‘Forbes’. 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, duke lënë pas në renditje aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, të cilat kanë zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.
Vitet e fundit bashkëshortja e Brad Pitt i është kushtuar më tepër karrierës si regjisore, por kjo nuk e ka penguar të jetë sërish aktorja më e paguar.