Angelina Jolie lë pas aktoret e reja, më e paguara në Hollivud

Postuar në 30 Korrik, 2013 15:04

Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud sipas revistës ‘Forbes’. 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, duke lënë pas në renditje aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, të cilat kanë zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.

Vitet e fundit bashkëshortja e Brad Pitt i është kushtuar më tepër karrierës si regjisore, por kjo nuk  e ka penguar të jetë sërish aktorja më e paguar.

Filmi më i ri i Jolie i cili është në fazën e regjistrimit dhe del në kinema vitin tjetër është ‘Maleficient’, për të cilin aktorja është paguar 15 milionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.