Naked City

Kanë, grabiten diamantet me vlerë 40 mln në ankandin e bizhuterive

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:22

Diamante dhe xhevahire të tjera në vlerë prej 40 milionë eurosh janë vjedhur ditën e sotme nga Hoteli Carlton International në Kanë, njofton policia franceze.

Incidenti në hotelin e famshëm të rivierës franceze përbën një prej grabitjeve më të mëdha të gurëve të çmuar në vitet e fundit.

Hoteli ishte përdorur për të ekspozuar përkohësisht një prej linjave më të reja të diamanteve të shtëpisë Leviev, e cila është në pronë të miliarderit Lev Leviev.

Ja si Bieber ofendon fansat e tij

Postuar në 28 Korrik, 2013 15:11

Justin Bieber e ka të vështirë të qendrojë larg vëmendjes së mediave gossip me incidentet dhe sjelljet e tij të pahijshme.

Këtë radhë, këngëtari kanadez është kryqëzuar nga mediat për shkak të sjelljes së tij të fundit kundrejt fansave.

Morën pjesë në konkurs bukurie, hetohen

Postuar në 28 Korrik, 2013 12:48

Autoritetet islamike në Malajzi nisën hetimet ndaj katër vajzave muslimane që morën pjesë në një konkurs bukurie të organizuar së fundmi në vend. 

Miley Cyrus zhvishet për Marc Jacobs

Postuar në 27 Korrik, 2013 15:47

Miley Cyrus është fotografuar nudo. Pas Victoria Beckham, Dita Von Teese, Heidi Klum e Cara Delevingne, edhe Miley ka hyrë në projektin “Protect The Skin You’re”, një iniciativë e ideuar nga Marc Jacobs që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për “New York University Skin Cancer Institute”.

Këngëtarja shfaqet nudo e “mbuluar” vetëm nga fjalët  Protect The Skin You’re In. Bluzat e firmuara nga Marc Jacobs kanë një kosto rreth 26 euro.

Mel Sykes super e nxehtë

Postuar në 27 Korrik, 2013 15:43

Prezantuesja Mel Sykes është në formën më të mirë fizike. 42-vjeçarja është martuar me 27-vjeçarin Jack Cockings,duket sensuale dhe dhe provokuese. Imazhet të cilat i shikoni janë realizuar për revistën e njohur “Hello!” dhe janë ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Sykes,ka marr shumë komente për format fizike të mrekullueshme që ka,pavarsisht moshës

Brad Pitt, leksione për drejtimin e tankut

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:41

Brad Pitt po merr leksione për drejtimin e tankut në mënyrë që të jetë i gatëshëm për rolin që do të ketë  në filmin “Fury”,një dramë mbi Luftën e Dytë Botërore.

Aktori i famshëm dhe kolegët e tij kanë nisur stërvitjen në Gjermani për të bërë sa më reale skenat e luftimeve.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Aktorët do të bëjnë një stërvitje të rëndë fizike dhe do të marrin leksione për drejtimin e tankut. Steven Spielberg e ka bërë këtë gjë për filmin “Shpëtoni ushtarin Rajan” dhe aktorët ndiheshin me të vërtetë si ushtarë.”

Katie Holmes “pushton” Izraelin

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:34

Katie Holmes “pushton” zyrtarisht Izraelin. Fushata publicitare e bizhuterive H.Stern, imazhi i së cilës është aktorja bukuroshe, tashmë ka nisur të shfaqet në Tel Aviv, Jeruzalem dhe javën tjetër pritet të përhapet në të gjithë botën.

Për momentin Holmes është duke punuar në New York në setin e Mania Days përkrah Luke Kirby dhe pak javë më parë ishte imazhi i ri i kompanisë Alterna.

Angeline Jolie ka vetëm 42 kilogramë

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:29

Artistja e njohur Angeline Jolie vazhdon të humbasë peshë e tani ka 42 kilogramë, aq sa ka pasur kur qenë 16 vjeçare.

Angeline në kohë të fundit shumë herë ka qenë në listën e  femrave më të dëshiruara porse vështirë se më do të jetë e tillë pasi që “Nacional Enquirer” pohon se artistja është ligur shumë dhe se ka probleme anoreksinë.

Siç pohojnë burime të paidentifikuara, Brad Pitt ak frikë se Angeline do të mund ta përballojë operacionin e vezoreve meqë është shumë e lodhur dhe punon tepër shumë në projektet humanitare të OKB-së.

Jay Z befason Beyonce!

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:33

Ata janë zakonisht shumë të tërhequr dhe zbulojnë shumë pak lidhur me jetën e tyre private. Por Beyonce dhe Jay Z lanë mënjanë “kujdesin”, ndërsa ndanë një puthje në publik, madje gjatë një interpretimi live të Beyonce.

Jay Z ka befasuar gruan e tij, ndërsa nga pas është ngjitur në skenë dhe i ka “rrëmbyer” një puthje. Bayonce po performonte në Filadelfia, në një koncert pjesë e turneut të saj “Mrs Carter World Tour.”

Biel, e thjeshtë dhe “sexy”

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:29

Gjithmonë në daljet e saj, si për publikun si gjatë aktivitetit profesional e persona, Jessica Biel ka ruajtur thjeshtësinë…dhe këtë herë edhe njëherë tjetër vërtetoi se edhe e thjeshtë mund të jesh “sexy”. 

Aktorja u fotografua në formë të mirë duke dalë nga një sallon bukurie, me një palë xhinse të kaltra, xhaketë të zezë të hedhur krahëve. 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City