Miley Cyrus zhvishet për Marc Jacobs

Postuar në 27 Korrik, 2013 15:47

Miley Cyrus është fotografuar nudo. Pas Victoria Beckham, Dita Von Teese, Heidi Klum e Cara Delevingne, edhe Miley ka hyrë në projektin “Protect The Skin You’re”, një iniciativë e ideuar nga Marc Jacobs që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për “New York University Skin Cancer Institute”.

Këngëtarja shfaqet nudo e “mbuluar” vetëm nga fjalët  Protect The Skin You’re In. Bluzat e firmuara nga Marc Jacobs kanë një kosto rreth 26 euro.

“Miley është mikesha ime prej kohësh dhe mendoj se është shumë e bukur, përveçse shumë argëtuese. E ka treguar talentin e saj në shumë forma, si në muzikë ashtu dhe në film. Është një vajzë më këmbë në tokë dhe e adhuroj”, ka thënë Robert Duffy, partneri në biznes i Marc Jacobs për projektin. Bluzat do të hidhen në treg në të gjithë botën dhe në Europë do të jenë të disponueshme në dyqanet e Marc Jacobs muajin e ardhshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.