Brad Pitt, leksione për drejtimin e tankut

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:41

Brad Pitt po merr leksione për drejtimin e tankut në mënyrë që të jetë i gatëshëm për rolin që do të ketë  në filmin “Fury”,një dramë mbi Luftën e Dytë Botërore.

Aktori i famshëm dhe kolegët e tij kanë nisur stërvitjen në Gjermani për të bërë sa më reale skenat e luftimeve.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Aktorët do të bëjnë një stërvitje të rëndë fizike dhe do të marrin leksione për drejtimin e tankut. Steven Spielberg e ka bërë këtë gjë për filmin “Shpëtoni ushtarin Rajan” dhe aktorët ndiheshin me të vërtetë si ushtarë.”

‘Fury’ do të ketë regjinë e David Ayer dhe në të do të interpretojë edhe aktori Shia Labeouf. Shfaqja e tij pritet gjatë vitit të ardhshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.