Naked City

Magjia e zhytjes në ujë

Postuar në 23 Korrik, 2013 07:01

Kjo është magjia e zhytjeve në pishinë gjatë Kampionatit Botëror të Notit në Barcelonë.

Kujdes me ato taka…

Postuar në 23 Korrik, 2013 06:56

Helen Flanagan ka bere nje renie spektakolare ne publik, per fat pa pesuar ndonje demtim. Ajo eshte fotografuar teksa dilte e veshur me shije, por duket se fajin e kane pasur nje pale kepuce Christian Loubouti, shume te larta…

Dita Von Teese, mbretëresha seksi e Chicago-s

Postuar në 23 Korrik, 2013 06:49

Dita von Teese ka mahnitur spektatorët e lokalit “House of Blues” në Chicago, me spektaklin e ri “Burlesque: Strip, Strip Hooray!”. 

Një “show” 90-minutësh, në të cilin, siç thotë mbretëresha e burleskut, bashkohen “tabuja me rrezikun e magjepsjen, por edhe bukuria e eleganca”. 

Nuk ka munguar as numri i fundit, i njohur tashmë, me Ditën nudo, ne kupën e re dhe gjigante Martini, të veshur me Swarovski. 

 

Taylor Swift ndërpret turneun për të bërë bamirësi

Postuar në 22 Korrik, 2013 15:06

Ajo është shumë e njohur për veprat dhe investimet që  ka bërë për njerëzit në nevojë. E shpallur në 2012 si personi më i famshëm bamirës, Taylor Swift ka lënë përgjysmë turneun e saj ndërkombëtar për t`i kushtuar një pjesë të kohës së saj njerzve në nevojë.

Këngëtarja 23-vjeçare zgjodhi Spitalin e fëmijëve në Filadelfia për t`i kushtuar pasditen, dhe për t`i dhënë kurajo atyre.

Me një fustan të thjeshtë dhe një buzëqeshje Taylor ka bërë foto të pafundme me adhuruesit e saj si dhe i ka nënshkruar autografe.

Jennifer Lopez vlerësohet me çmimin “Ikona Botërore”

Postuar në 22 Korrik, 2013 15:04

Vetëm disa ditë më parë ajo është vlerësuar me çmimin ” Icono Mundial” gjatë 10-vjetorit të Primios Juventud.

Jennifer Lopez e cila është ngjitur e përlotur në skenë me trofeun e saj të rëndë, ka falenderuar me fjalë prekëse publikun për vlerësimin si dhe pranon se më në fund ndihet e realizuar si njeri pasi ja ka arritur qëllimit të bejë ato që më shumë ka dashur në jetë, këndimin dhe vallëzimin, por ajo që është më e rëndesishmja të jetë një njeri i mirë.

Kate në spital, Britania mban frymën në pritje të bebit mbretëror

Postuar në 22 Korrik, 2013 10:35

Dukesha e Kembrixhit, Kate që prej mëngjesit sotëm ndodhet në maternitet, e shoqëruar nga Princi William.

Bar Rafaeli në Ibiza

Postuar në 22 Korrik, 2013 10:29

Kur mbërriti të shtunën në Ibiza, Bar Rafaeli u shfaq vetëm e mbuluar, por të dielën ajo tregoi pse është një nga modelet më të suksesshme në qarkullim.

28-vjeçarja u fotografua me bikini në një jaht luksoz duke nxjerrë në pah format perfekte.Bukuroshja nga Izraeli, e cila ka qenë e dashura e aktorit Leonardo Di Caprio, po kalon disa ditë pushimi bashkë me shoqet e saj në ishullin spanjoll.

Portretet me shkarravina

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:27

Shumë prej nesh shkarravisin për të kaluar kohën gjatë një ore të mërzitshme mësimi, por një artist arrin të krijojë portrete njerëzish të famshëm gjatë këtij procesi. 

Vince Low arrin që të nxjerrë nga linjat kaotike tiparet e aktorëve hollivudianë si Leonardo Di Caprio dhe Morgan Freeman apo këngëtarëve legjendarë si John Lennon.

Ja disa nga punimet e tij:

Në plazh me Irina Shayk

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:24

Irina Shayk e kaloi të dielën në plazhet e Majemit dhe tërhoqi vëmendjen me format e saj prej top-modeleje. 

E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo ishte së bashku me agjentin dhe mikun e saj Ali Kavoussi.Vetë Cristiano ka mbaruar pushimet dhe i është kthyer stërvitjes me Real Madrid.

Miti i pavdekshëm i Bruce Lee

Postuar në 21 Korrik, 2013 15:20

E gjithë bota e njeh atë si Bruce Lee, luftëtarin e ftohtë dhe të sigurt të arteve marciale, që papritur u kthye në ikonën e kinematografisë në fillim të viteve ’70. 

Ai performoi në pesë filma, tre prej të cilëve u publikuan pas vdekjes së tij në Hong Kong, në moshën 32-vjeçare. Por jeta e tij, filozofia dhe trashëgimia mbetën, duke kaluar barrierat e kohës dhe kombësisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City