Naked City
Murray, tenis edhe buzë plazhit
Pasi me fitoren e tij në Uimbëlldon ndërpreu serinë e 77 viteve pa fitore të një britaniku në tokën e tij, Andy Murray po shijon disa ditë të merituara pushimesh në Bahamas.
Si gjithmonë, Kim Sears, e fejuara që e shoqëron në çdo ndeshje tenisi, është përsëri përkah 26-vjeçarit, të kandiduar nga mediat për titullin Sir.E ndonëse me pushime, Murray tregoi se nuk mund të shkëputet tërësisht nga bota e tenisit, duke luajtur me Sears buzë detit, në ndeshje që natyrshëm, nuk kishin asnjë histori përsa i takon fituesit.
“Victoria’s Secret” nxeh verën
“Victoria’s Secret” është në gjendje që të rrisë temperaturat e kësaj stinë të nxehtë në nivele të panjohura më parë.
Marka e njohur e prodhimit të linjave intime femërore grumbulloi disa prej “ëngjëjve” të saj, të shkëlqyerat Alessandra Ambrosio, Erin Heatherton, Magdalena Frackowiak dhe Candice Swanepoel, të gjitha në një plazh.Rezultati, nuk mund të ishte tjetër, përveçse ky “katalog” i mrekullueshëm i bukurisë femërore, vendosur në një prej destinacioneve më të bukura të planetit.
Jennifer Lopez shton ca kile
Jennifer Lopez, përvec muzikës së saj, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për format e saj. Por edhe nëna e dy fëmijëve, tregoi se vitet kalojnë.
Gjatë performancës së saj në Summer Time Hyde Park, këngëtarja dhe aktorja 43-vjeçare tregoi se ishte larg të qenurit perfekte. E veshur sportive, J.Lo tregoi se e kishte tepruar me ushqimin, ose kishte lënë stërvitjen pas dore.
41-vjeçarja që “ndez” plazhin
Sofia Vergara po kalon disa ditë pushimi në ishujt grekë me të dashurin e saj Nick Loeb dhe 41-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me veshjen që i nxirrte në pah format.
Duke parë fotot duket e habitshme që Sofia është nëna e një djali 20-vjeçar nga martesa e saj e parë.Aktorja kolumbiane është shprehur në rrjetet sociale se në Greqi ka shkuar për pushime dhe punë njëkohësisht
Rihanna, pushime gjysmë milioni dollarë
Kur ke pasuri dhjetëra miliona dollarë nuk e ke problem që gjysmë milioni t’i shpenzosh për disa ditë pushimi në bregdetin e Mesdheut.
Këtë gjë ka bërë Rihanna, e cila së bashku me shoqen e saj, modelen Cara Delenvigne, kanë marrë me qira një jaht prej 300 mijë dollarësh dhe kanë shpenzuar 200 mijë dollarë të tjera për pije dhe ushqim.Rihanna dhe Delenvigne pas këtyre pushimeve do të kalojnë fundjavën në Barbados, vendlindjen e këngëtares. Por, deri atëherë vajzat i presin netë të gjata feste duke lundruar në ujërat e Mesdheut.
Demi Moore, joga me vajzën e saj
Marrëdhënia e tyre nënë-bijë nuk ka qenë ndër më të mira, por Demi Moore dhe Rumer Willis janë të vendosura për të çuar përpara atë së bashku.
50-vjeçarja me vajzën, 24, iu bashkuan një grupi sekret të aplikimit të jogas në Nju Meksiko muajin e kaluar, dhe nga fotot e publikuara vetëm së fundmi, duket se seanca 3-ditore ja ka arritur qëllimit.
Ndërron jetë aktori Cory Monteith
Këngëtari dhe aktori Cory Monteith ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare, këtë të dielë në Kanada.
Burime policore bënë me dije se i riu, i njohur kryesisht për rolin e tij të Finn Hudson në serialin e suksesshëm “Glee”, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit “Pacific Rim”, në Vankuver.
Aktualisht, jane ende të paqarta arsyet rreth vdekjes së aktorit me një karrierë premtuese, por është përjashtuar pista e vrasjes.
Jay Z: Dua një skuadër basketbolli me fëmijë!
Ka vetëm një vit që nga koha kur ai dhe bashkëshortja e tij, Beyonce sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, Blue Ivy.
Por, Jay Z duket se ka ndërmend ta zgjerojë më shumë pemën e tij familjare. Në një intervistë, dhënë të enjten për Radion HOT97, 43- vjeçari u pyet nëse kishte dëshirë të shtonte familjen me fëmijë të tjerë.
Ai u përgjigj, padyshim. “Patjetër që po, do të bëjmë një skuadër të vogël basketbolli” Jay Z, zbuloi kështu se një ditë Blue Ivy do të jetë motra e madhe, e cila do të luajë me motrat dhe vëllezërit e saj më të vegjël.
Beyonce, koha për të pushuar
Pas një viti të mbushur me punë pas lindjes së vajzës së saj të parë, për Beyonce është koha për të pushuar.
32-vjeçarja, aktualisht në Florida, është duke shijuar pushimet e para buzë detit përkrah të bijës 19-muajshe.
Një nënë e devotshme, Beyonce tregoi të gjithë që gjen në përkujdesjen e vazhdueshme për Blue Ivy, duke nisur nga shoqërimi i të bijës në plazh dhe deri tek përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit, në të cilat mbizotërojnë perimet.
Të gjitha imazhet e këtyre pushimeve u publikuan nga vetë këngëtarja, në profilin e saj në rrjetin “Instagram” dhe “Tumblr”.
Agnieszka Radwanska zhvishet për ESPN magazine
Agnieszka Radwanska duket se e ka hedhur pas krahëve zhgënjimin e humbjes me Sabine Liciski dhe eliminimit nga Wimbledon. Si? Duke pozuar ashtu si nëna e ka bërë për ESPN magazine.
Në një intervistë për revistën ajo thotë se ndihet me fat që mbahet në formë pa qëndruar shumë orë në palestër.
“Ndihem me fat që mund të qëndrojë në linja pa punuar shumë orë në palestër. Për shkak të tenisit, duhet të stërvitem çdo ditë dhe nuk kam kohë që të shkoj në palestër aq sa do të doja”, ka thënë tenistja polake.