Naked City

Iker Casillas dhe e dashura e tij, Sara Carbonero presin një fëmijë!

Postuar në 08 Korrik, 2013 15:28

Iker Casillas dhe e dashura e tij, Sara Carbonero, janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Sipas mediave spanjolle, të dy, portieri i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle, dhe gazetarja e rrjetit televiziv,Telecinco kanë rrëfyer “shumë të lumtur” lajmin para se të nisnin pushimet sëbashku.

Carbonero është tashmë javën e 13-të, por çifti ka vendosur të presë para se të bëjë publik lajmin. Casillas i vogël pritet të lindë në fund të këtij viti.

Kate Moss relaksohet në Itali

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:21

Kate Moss e kaloi fundjavën në Itali ku u fotografua me një bikini leopard duke u relaksuar në plazhet e vendit fqinj. 

Supermodelja 39-vjeçare ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj Jamie Hince, me të cilin është martuar në vitin 2011.Cifti duket se kishte nevojë për pushime pas disa ditësh të “çmendura” të kaluara në Festivalin e Glastonbury-t.

Ndryshon protokolli,Princi William baba si gjithë të tjerët

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:19

Mund të quhet edhe revolucion,edhe pse i vogël. Ka ndodhur në protokollin e monarkisë britanike. Nga se mësohet,tani do të jetë vetë princi William ai që do të njoftojë përmes një telefonate të thjeshtë,ashtu siç do të bëntë çdo prind normal,ardhejn në jetë të fëmijës.

Andy Murray, triumfi në Wimbledon përmes fotove

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:10

Andy Murray u bë i pari britanik që fitoi turneun e Wimbledon pas 77 vitesh. Emocione, e lot gezimi  gjatë ndeshjes e pas fitores, i shihni të gjitha në këtë galeri fotosh.

Art në rrugët e Lionit

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:11

Francois Abelanet është një artist francez që krijon imazhe 3D në rrugët e qytetit të Lionit. 

Puna e tij (shikoni fotot e mëposhtme) mund të futet në librin e rekordeve Guiness si vizatimi më i madh në rrugë pasi zë 4000 metra katrorë.Imazhet spektakolare tregojnë ndërtesa të larta, ura dhe anije të ndryshme të ankoruara në port.Ky lloj arti është përdorur nga marka Renault për promovimin e kamionëve të rinj.

Jolie-OKB: Përgjegjësia për përdhunimet gjatë luftës, e juaja

Postuar në 07 Korrik, 2013 15:09

Në pallatin e Qelqtë në New York, aktorja Angelina Jolie ka bërë thirrje, në kuadër të Këshillit të Sigurisë, për të treguar tolerancë zero ndaj përdhunimeve në zonat e luftimeve. Ajo ka kërkuar një ndërhyrje më të vendosur nga ana e komunitetit ndërkombëtar. 

Rita Ora pushon në Ibiza

Postuar në 07 Korrik, 2013 15:00

Shpesh herë jemi mësuar të shohim atë, duke shfaqur të gjitha asetet e saj me rroba të ndryshme. Ndërkohë, teksa është me pushime në Ibiza, Rita Ora ka zgjedhur një palë bikini shumë të ngushta, të cilat zor se i mbulojnë dot format e saj.

Këngëtarja 22-vjeçare kishte veshur një palë bikini shumëngjyrëshe.

Ylli i muzikës dukej tejet e lumtur teksa merrte rreze dielli me rrobat e saj të vogla të banjës, nga të cilat dukej sikur po shpërthente. 

Ajo është parë të mbante me vështirësi recipetat, për të mbrojtur hiret e saj, teksa ngjitej mbi varkë, pas notimit në ujë. 

Beyonce e inatosur me Rihanna: Është jashtë kontrollit

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:56

Beyonce ka qenë e ashpër në komente për Rihanna, e cila kohët e fundit e ka ekzagjeruar me ekstravagancën dhe trajtimin e publikut. Sipas një burimi të cituar nga revista amerikane “National Enquirer”, Beyonce ka thënë se:“Rihanna ka qenë gjithmonë e paduruar, por tani është krejtësisht jashtë kontrollit.

Beyonce e ka konsideruar veten gjithmonë si një nga  “kujdestarët“ e Rihanna që kur bashkëshorti i saj Jay-Z mbështeti Rihanna në vitin 2004.

Roela Kaso, vajza që “sfidon” supermodelen Cara Delevigne

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:52

Roela Kaso thyen mitin! Shqiptarja e parë dhe e vetme, që listohet në të njëjtën agjenci në Milano, me dy ikonat e modës Cara Delevigne dhe Su Hue. Adoleshentja shqiptare tregon  rrugëtimin e saj në botën e modës.

Më kanë zbuluar prej një viti në dyert e gjimnazit tim, teksa po largohesha nga shkolla. Më afrohet një vajzë dhe më prezantohet si pjesë e agjencisë “Bindi Model Management”. Të jem e sinqertë, kam qenë një vajzë që modelingun nuk e ka pasur asnjëherë hobi dhe gjithnjë skeptike në lidhje me industrinë e modës.

Cooper “harron” të dashurën gjatë ndeshjes

Postuar në 07 Korrik, 2013 04:47

donëse një prej aktorëve më të famshëm të Hollivudit, Bradley Cooper shfaqi vetitë karakteristike të një mashkulli tipik, ndërsa shpërfilli të dashurën Suki Waterhouse teksa ndiqte gjysmëfinalet e Uimbëlldonit në stadium. 

38-vjeçari dhe modelja 21-vjeçare, që prej muajit shkurt mbajnë një lidhje në distancë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që në atë pak kohë të përbashkët që kanë, të sakrifikohet sporti.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City