Naked City
Rita Ora, refugjatja me kontribut në jetën britanike
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila banon në Londër, është një nga refugjatët e kohëve të fundit që ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në jetën britanike. Ky fakt del dhe vlerësohet pas një sondazhi të kryer në Britani në lidhje me kontributin e refugjatëve në kulturën dhe trashëgiminë britanike. Sipas sondazhit ‘The Britain Thinks’, ku janë anketuar rreth 2000 vetë dhe që koinçidon me lançimin e javës së refugjatëve për këtë vit, Rita Ora, e cila menaxhohet nga reperi me famë botërore Jay-Z, ka ardhur në Londër në fillim të viteve ’90, kur ajo ishte afro 1 vjeç.
Lewis Hamilton ndahet nga Nicole Scherzinger: tepër larg dhe “e pjekur”
Ai është gjithmonë duke udhëtuar duke nëpër botë për shkak të Formula 1, e duket se nuk ka shumë kohë të lirë për të fejuarën e tij, Nicole Scherzinger, e cila tashmë është impenjuar me jurinë e X Factor Usa.
Kampioni anglez i Formula 1, Lewis Hamilton dhe ish-liderja e grupit Pussycat Dolls, janë fejuar që prej vitit 2008, por kohët e fundit duket se lidhja e tyre është vënë në krizë.
Avioni bie në oqean, pushuesja s’do t’ja dijë!
Pamjet e një avioni që bie në oqean në Merilend kanë bërë xhiron e botës, për faktin se një grua e cila ndodhej në breg bashkë me fëmijën në krah, as nuk e kupton fare se çfarë po ndodh.
Naomi Campbell perfekte në pasarelë
Është 43-vjeçare por asgjë nuk e ndal supermodelen Naomi Cambell.Ajo është shfaqur edhe një herë në pasarelën e Versace duke reklamuar veshjet dhe hapur kështu mbrëmjen në Paris.
Në qëndër të vëmëndjes është vënë menjëherë Campbell duke shuar çdo dyshim se është në gjëndje të elektrizojë publikun.
Rrihet brutalisht, i mungon gjysma e trurit!
Një piktor dhe dekorues në të njëjtën kohë, i cili pësoi dëmtime të tmerrshme të trurit, është dëmshpërblyer me 38 milion sterlina nga një gjykatë, pasi ra pre e një sulmi brutal.
Antonio Lopez Chaj, 43 vjeç, është sulmuar aq keq, saqë gati një e treta e kafkës së tij, duhej të hiqej. Ai ishte i shoqëruar nga familjarët, kur gjykata dha vendimin kundër një kompanie sigurimesh në “Torrance Superior Court”
“Paris Fashion Week” gjen të përgatitur Rihanna-n
Nisja e “Paris Fashion Week” ka gjetur të përgatitur Rihanna-n. Këngëtarja 25-vjeçare është fotografuar në formë të mirë dhe e veshur me stil në rrugët e Parisit, bashkë me mikeshat e saj.
Një ndër këto mikesha, është edhe fituesja e cmimit Oscar, aktorja Jennifer Lawrence. Rihanna postoi në profilin e saj në Twitter një foto me të pas darkës pariziene që kaluan bashkë.
E përzënë nga sfilata se ka gjoksin shumë të madh
Modelja 22 vjecare Jourdan Dunn u perzu nga sfilata e Diorit per shkak te gjoksit, qe u vleresuar te ishte shume me i madh se c’duhej.
Lajmin e ka dhene vete modelja ne Twitter, e cila nuk duket ta kete bere shume te madhe, pasi edhe me heret ajo ka treguar se eshte diskriminuar per shkak te ngjyres.
Bie nga 50 metra, vdes akrobatja e “Cirkut të Diellit”
Një akrobate me përvojë, nënë e dy fëmijëve, gjeti vdekjen, pasi ra nga 50 metra gjatë shfaqjes së grupit të famshëm “Cirku i Diellit” në Las Vegas.
Sarah Guyard-Guillot, 31vjeç, përformuese nga Franca, ra në një gropë të hapur poshtë pistës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Guyard-Guillot po realizonte skenën e saj të fundit gjatë shfaqjes. Audienca fillimisht mendoi se gjithçka ishte pjesë e shfaqjes, derisa u dëgjuan britma me zë të lartë.
Zuckerberg dhe 700 punonjës të Facebook marrin pjesë në “Gay Pride”
T-shirt të purpurt me logon e Facebook dhe xhinse. Kështu është paraqitur bosi i Facebook, Mark Zuckerberg në një tren në paradën gej “Gay Pride” në San Françisko, duke kërcyer dhe duke kënduar bashkë me punonjësit e tij. Rreth 700 punonjës të Facebook morën pjesë në këtë paradë.
Sneijder i futet volejbollit
Tre vjet më parë, Wesley Sneijder dhe Yolanthe Cabau u lidhën në martesë, gjatë një ceremonie romantike në Siena, Itali.
Që prej atëherë, në jetën e futbollistit kanë ndodhur zhvillime, por dashuria e tij për modelen dhe aktoren 28-vjeçare mbetet e pandryshuar.
Futbollisti i kombëtares holandeze dhe bashkëshortja e tij e hijshme ndodhen aktualisht me pushime në Ibiza, ku të shfaqën një përkushtim të lavdërueshëm ndaj njëri-tjetrit, duke u fotografuar gjatë të gjithë kohës së bashku.