Naked City
Selena Gomez performon pa të brendshme
Selena Gomez është “skuqur” para turmës pasi ka performuar pa të brendshme gjatë një koncerti në Boston.
Pop-ylli u vërejt se nuk kishte të brendshme kur fustani i saj u hap nga era.
Gjatë këtij koncerti ajo shfaqi këmbët e saj të bukura, por duket se ka ekspozuar më shumë sesa ka planifikuar.
Pa dyshim, “fatlumët” e radhëve të para të publikut do të jenë kthyer në shtëpi të kënaqur për faktin se performanca e Selenës justifikoi plotësisht çmimin e kripur të biletës për ta ndjekur live.
Martohet Avril Lavigne
Avril Lavigne është martuar me Chad Kroeger.
Këngëtarja ka shkëmbyer unazat me vokalistin e grupit Nickelback në jug të Francës në një ceremoni detajet e së cilës ende nuk dihen.
Lajmin e bëri të ditur menaxheri i saj nëpërmjet Twitter-it, por nuk publikoi asnjë foto.
Lavigne dhe Kroeger janë lidhur verën e kaluar, kur rokeri po e ndihmonte për regjistrimin e albumit të saj të pestë.
JLo këndon për diktatorin
Jennifer Lopez ka marrë kritikat e ashpra të grupeve të të drejtave të njeriut pasi ka kënduar ekskluzivisht për diktatorin e Turkmenistanit në këmbim të një shpërblimi të majmë.
Këngëtarja e famshme ishte e ftuar në festën e ditëlindjes së presidentit Gurbanguly Berdimuhamedov, i cili mbushi 54 vjeç.
Disa orë më vonë JLo theksoi se nuk ishte në dijeni të regjimit me dorë të hekurt të presidentit të ish-republikës sovjetike.
43-vjeçarja këmbënguli se nuk do e pranonte ftesën nëse do e njihte situatën.
Ndahet çifti Scherzinger-Hamilton
Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton janë ndarë pas pesë vitesh bashkë. Këngëtarja dhe piloti i Formulës 1, të cilët bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2007, i kanë dhënë fund asaj për shkak të axhendës së ngjeshur që nuk i lejonte të takoheshin shpesh.
Një burim tha për ‘Daily Mail’: “Nicole është shumë e trishtuar.”
Ish-pjesëtarja e grupit Pussycat Dolls është parë gjithmonë gjatë këtyre viteve duke mbështetur të dashurin e saj në bokset e McLaren (gjatë këtij viti në bokset e Mercedes).
Rita Ora ndez skenën e “Gastonbury Festival 2013”
Ishte hera e parë që shfaqte talentin e saj në skenën legjendare të “Glastonbury”-t, kështu që Rita Ora bëri gjithcka të mundeshme, për t’u siguruar se do të kujtohet gjatë.
Ishte pikërisht ky rasti, teksa ajo doli disi “e egër” në skenën “Pyramid”, mbrëmjen e së premtes. Këngëtares i shkëlqente së tepërmi lëkura, duke qenë se kishte veshur një fustan të kuq të shndrritshëm për këtë ngjarje.
Jonida Maliqi ia nis nga e para
Tiranë, 29 qershor - Jonida Maliqi, artistja model e skenës shqiptare, ka vendosur t’i nisë nga e para xhirimet e klipit, që pritet të sjellë prej muajsh në bashkëpunim me reperin kosovar Dj Blunt.
Kjo, sepse produksioni që realizoi klipin herën e parë nuk i ka kënaqur pritshmëritë e biondes sharmante, e cila është gjithmonë shumë e kujdesshme në daljet e saj...
Klipi i ri pritet të realizohet në fillim të javës së ardhshme në jug të vendit dhe Jonida si gjithmonë mendohet të vijë ‘super fashion’, përveçse me një këngë shumë të mirë.
Eminem rrëfehet sërisht sesi i shpëtoi drogës
“Varësia ndaj drogës për pak nuk më mori jetën”,rrëfehet kështu reperi i famshëm Eminem. Tashmë 40-vjeçari,e ka pohuar këtë gjë për dokumentarin e ri “How To Make Money Selling Drugs”.
Ai ka treguar se si i kujtohet kur e kanë dërguar me urgjencë në spital për shkak të teprimit me doza. Nëse do të shkoja në spital dy orë me vonesë do të vdisja. Të gjitha organet në trupin tim po shuheshin”,ka thënë ai duke shpjeguar se i’u deshën 5 vjet për të luftuar betejën e vështirë.
Diddy: Bëj një jetë normale
Karriera e suksesshme muzikore e ka shndërruar në një miliarder, por reperi Diddy është shprehur në një intervistë për revistën 'Los Angeles Confidential' se bën një jetë normale, ndryshe nga ajo që mendojnë fansat e tij.
Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean John Combs, tha: "Më pëlqejnë gjërat e bukura, por bëj një jetë normale. Njerëzit mendojnë se unë vërdallisem në mansion duke ngrënë ushqime të shtrenjta, por nuk është kështu. Unë jetoj si të tjerët."
Eleganca e Rosie-t
Është bërë e famshme me sete të tilla fotografike dhe Rosie Huntington-Whiteley tregon pse është një nga modelet më të kërkuara në botë në disa poza për revistën 'Muse'.
26-vjeçarja tregoi format e saj për aparatin e fotografit Guy Aroch.
“Mbretëresha” e re e modës
Gjatë vitit 2012, ishte një emër i ri, Kate Upton, ajo që spostoi nga altari i famës së modës të dashurën e Cristiano Ronaldos, rusen Irina Shayk.
E ardhur si një prurje e re, 20-vjeçarja njohu suksesin e saj më të madh, duke i rrëmbyer rivales së saj shumë koopertina revistash.
Megjithatë, në një botë të etur për fytyra të reja si ajo e modës, edhe mbretërimi i Kate Upton duket se do të jetë i shkurtër.