Eminem rrëfehet sërisht sesi i shpëtoi drogës
“Varësia ndaj drogës për pak nuk më mori jetën”,rrëfehet kështu reperi i famshëm Eminem. Tashmë 40-vjeçari,e ka pohuar këtë gjë për dokumentarin e ri “How To Make Money Selling Drugs”.
Ai ka treguar se si i kujtohet kur e kanë dërguar me urgjencë në spital për shkak të teprimit me doza. Nëse do të shkoja në spital dy orë me vonesë do të vdisja. Të gjitha organet në trupin tim po shuheshin”,ka thënë ai duke shpjeguar se i’u deshën 5 vjet për të luftuar betejën e vështirë.
Reperi për herë të parë është rrëfyer për varësinë nga droga në albumin e tij të vititi 2010 “Recovery”.
Add new comment