Naked City

Beyonce tregon anën e saj patriotike

Postuar në 06 Korrik, 2013 13:41

Beyonce tregoi anën e saj më patriotike, ndërsa e frymëzuar nga Dita e Pavarësisë së SHBA-së, në 4 korrik, vendosi të vishej me ngjyrat e flamurit amerikan. 

32-vjeçarja tregoi krenarinë për origjinën e saj duke pozuar edhe përpara një “Rolls Royce”, një dedikim për të gjithë fansat e saj britanikë.

Fotot e veçanta u publikua nga vetë këngëtarja në llogarinë e saj të rrjetit shoqëror “Tumblr”.

Këngëtarja postoi edhe një fotografi të saj me të bijën Blu Ivy, në të cilën shfaqte të gjithë dedikimin e saj si nënë, përkrah të bijës.

Tylor Swift, një ditë me “të dyja” familjet

Postuar në 06 Korrik, 2013 13:38

Kur je aq e famshme sa Taylor Swift dhe aq aktive me turet e saj nëpër botë, stafi shndërrohet si një pjesë e familjes, pasi për shumë kohë janë pothuajse njerëzit e vetëm që të shoqërojnë kudo. 

Mbase për këtë arsye, këngëtarja bashkoi stafin dhe familjen e saj të vërtetë, në një ditë festive për Pavarësinë e SHBA-së, në 4 korrik.

23-vjeçarja, e cila pagoi shpenzimet e udhëtimit për këdo, grumbulloi të gjithë të ftuarin në vilën e saj të mrekullueshme në “Rhode Island”, pranë Nju Jorkut, ku i dha jetë një feste të veçantë.

Skenat më të famshme me bikini

Postuar në 06 Korrik, 2013 02:45

Midis filmave të Hollivudit, skenat e nxehta, të konsideruara si një “magnet” për publikun janë të pranishme në shumë e shumë filma. 

Megjithatë, janë të pakta ato skena, në të cilat filmat mbahen mend për aktoret e mrekullueshme me bikini.

Nga Jessica Alba, Angeline Jolie e diva të tjera të kinemasë, këto janë disa prej momenteve më të paharrueshme të Hollivudit “veshur me bikini”.

Cfarë nuk shkon në këto foto?

Postuar në 06 Korrik, 2013 02:42

Në përgjithësi njerëzit modifikojnë fotot në mënyrë që të duken më bukur, por disa persona kanë përdorur Photoshop-in për të ndërruar fytyrat e VIP-ave duke krijuar imazhe shumë të çuditshme dhe qesharake. 

Një faqe interneti është hapur me qëllimin për të ndërruar fytyrat e partnerëve me njëri-tjetrin dhe rezultatet janë si më poshtë.

Kinë, deti bëhet i gjelbër, pushtohet nga algat!

Postuar në 06 Korrik, 2013 02:39

Deti bëhet i gjelbër në Kinë, pas pushtimit të tij  nga alga. Por ky fenomen, nuk i ka ndalur pushuesit që të vazhdojnë plazhin në verilindje të Kinës.

Eva Longoria lidhet me Ernesto Arguello: Shtypi rozë na bëri të afroheshim në shumë

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:53

Eva Longoria ka konfirmuar se ka nisur një lidhje me biznesmenin 34-vjeçar Ernesto Arguello, i cili ka marrë pjesë në reality të saj “Ready For Love”.

“Besoj se arsyeja pse lidhja jonë është kaq speciale, është fakti se fillimisht ishim miq”, ka rrëfyer 38-vjeçarja për revistën “People”. Çifti është njohur vitin e kaluar në formatin televiziv të drejtuar nga Longoria, të krijuar enkas për të njohur dhe lidhur persona potencialisht të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

Sharon Stone, rrugëve të Parisit pa recipeta…!

Postuar në 05 Korrik, 2013 09:24

Me qellim, apo jo, Sharon Stone e ka bere serish median te flase per te. Ne nje shetitje rrugeve te Parisit ajo ka terhequr vemendjen me mungesen e recipetave, nderkohe qe nen nje bluze transarente gjoksi i saj dukej qartesisht.

Youtube censuron videoklipin e Timberlake !

Postuar në 05 Korrik, 2013 02:55

Videoklipi i ri i Justin Timberlake është censuruar nga Youtube ditën e mërkurë pasi ka shkelur rregullat e nudizmit. 

Këngëtari 32-vjeçar postoi një mesazh në Twitter duke paralajmëruar për kujdes fansat e tij: "Shikojeni videon e re të këngës 'Tunnel Vision' dhe bëhuni gati... është eksplicite."

Në videoklip shihen shumë modele gjysmë të zhveshura, të cilat mbulojnë pjesët intime me duar.Kënga 'Tunnel Vision' është e treta e albumit të ri të Justin Timberlake me emrin 'The 20/20 Experience'.

Prostituta më e famshme e Francës bëhet sipërmarrëse

Postuar në 05 Korrik, 2013 02:53

E konsideruar si ish-prostituta më e famshme e Francës, Zahia Dehar po përdor më së miri famën që fitoi pasi për shkak të saj, dy futbollistët e kombëtares, Frank Ribery dhe Karim Benzema rrezikuan që të dënohen me burgim. 

Zahia u vendos në qendër të një skandali në vitin 2009, pasi u mësua që futbollistët kishin pasur raporte seksuale të paguara me të, ndonëse ishte ende minore, gjatë moshës 16-17 vjeçare.

Air France: Carla Bruni, shpenzime dhe udhëtime në kurriz të francezëve

Postuar në 05 Korrik, 2013 02:50

Carla Bruni është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave franceze, por këtë radhë për abuzime me fondet e shtetit. Ish- Grand Dame e Francës është akuzuar nga sindikatat e Air France se ka fluturuar gratis në “kurriz” të buxhetit të shtetit.

Në fakt ligjet franceze parashikojnë që ish-krerët e shtetit dhe bashkëshortët e tyre, mund të fluturojnë gratis në bordin e kompanisë. Por sindikatat kanë marrë shembull rastin e Brunit për t’iu kundërvënë një ligji të tillë, sidomos në këtë moment të vështirë që po kalon Air France.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City