Air France: Carla Bruni, shpenzime dhe udhëtime në kurriz të francezëve

Postuar në 05 Korrik, 2013 02:50

Carla Bruni është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave franceze, por këtë radhë për abuzime me fondet e shtetit. Ish- Grand Dame e Francës është akuzuar nga sindikatat e Air France se ka fluturuar gratis në “kurriz” të buxhetit të shtetit.

Në fakt ligjet franceze parashikojnë që ish-krerët e shtetit dhe bashkëshortët e tyre, mund të fluturojnë gratis në bordin e kompanisë. Por sindikatat kanë marrë shembull rastin e Brunit për t’iu kundërvënë një ligji të tillë, sidomos në këtë moment të vështirë që po kalon Air France.

Kompania është duke zhvilluar një betejë ligjore me shtetin, i cili nuk i jep më mbështetje financiare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.