Naked City
Statuja prej dylli e Adele –s
Janë dashur plot katër muaj dhe 150 mijë stërlina për të realizuar statujën prej dylli të Adele, të prezantuar në muzeun e Madame Tussadus .
Kopja, identike me origjinalen, mban të veshur një fustan të zi të gjatë deri tek gjuri, i njëjti i veshur nga e vërteta Adele ditën e çmimeve të Grammy Awards 2012.
Statuja e 25-vjeçares do të ekspozohet në qendër të skenës në seksionin e muzikës të muzeut të Londrës, përkrah yjeve të tjera ndërkombëtare si Beyonce, Rihanna, Lady Gaga e Michael Jackson.
Zbulohet i dashuri i Barbaras, ja me kë e zëvendësoi Paton!
Revista “Chi” ka zbuluar se kush është djali me të cilin, Barbara Berluskoni zëvendësoi ish futbollistin e Milanit, Pato.
Emri i tij është Lorenzo Guerrieri, 24 vjeç, ka studiuar ekonomi, punon në një dyqan dhe është tifoz me Milanin.
Barbara Berluskoni është fotografuar nga revista “Chi” dhe fotot janë publikuar, vetëm pas shpalljes së ndarjes mes saj dhe Patos.
Rregullat e Katy Perry për të dashurin!
Tani që këngëtarja Katy Perry dhe John Mayer janë ribashkuar,këngëtarja ka vendosur disa rregullua strikte që i dashuri i saj duhet ti ndjekë në mënyrë që lidhja e tyre të funksionojë siç duhet.
Sipas “Life & Style”,një nga kushtet që ajo i ka vendosur është që t’i fshijë të gjithë numrat dhe mos ti dërgojë me mesazhe ish të dashurave të tij.
“Katy dëshiron më shumë takime dhe darka në mënyrë që ai të jetë më shumë romatik”,ka thënë një burim.
Shakira, në gjyq për 250 milionë dollarë
Shakira dhe ish-i dashuri i saj, Antonio de la Rua do të përballen në gjyq, mbi pretendimin e argjentinasit se i takon një pjesë e pasurisë së këngëtares, konkretisht 250 milionë dollarë, për shërbimet e kryera për llogari të këngëtares gjatë periudhës në të cilën ishin bashkë (2000-2010).
Megjithatë, sipas revistës amerikane “TMZ”, e cila i dedikohet vetëm çështjeve rozë, kolumbiania po përgatitet që të sfidojë ishin e saj, njëkohësisht djalin e ish-presidentit të Argjentinës, me vetë fjalët e tij.
Kate Moss, foto sexy në ankand për 1 milionë sterlina
Kate Moss do të nxjerrë në ankand disa foto të pashfaqura më parë. Sipas Christie’s, që organizon ankandin, shifrat e shitjes mund të arrijnë deri në një milionë stërlina.
Po sipas organizatorëve, fotot e Kate Moss mund të krahasohen me vepra arti, duke pasur parasysh suksesin dhe imazhin e krijuar nga modelja, që gjithmonë është konsideruar si një sintoni e sensualitetit dhe trasgresionit. Shumë fotografë e kanë pasur muzë Kate. Duke nisur nga: Allen Jones, Annie Leibovitz, Bruce Weber, Mario Testino, Sam Taylor-Wood e Irving Penn.
Princi Charles me xhaketë të arnuar
Vizita e princit Charles dhe Kamiles gjatë xhirimeve të Doctor Who është shoqëruar me debate pas publikimit të ca fotove, në të cilat duket xhaketa e princit me një goxha arnë.
Lawrence tërheq vëmendjen me veshjen
Aktorja Jennifer Lawrence është një ndër personalitet vip që nuk ka munguar në javën e modës në Paris. Ajo ka preferuar kësaj here të vishet me firmën e njohur Christian Dior, por veshja e saj ishte aq e veçantë sa nuk mund t’i shpëtonte syrit të medias.
Jennifer dukej seksi teksa mbante veshur një palë pantallona të çuditshme të kombinuara me një bluze rozë dhe një palë taka të thjeshta me ngjyrë të zezë. Mesa duket këto pantallona janë tendenca e fundit e kësaj firmë të njohur, të cilat Jennifer nuk ka hezituar aspak t’i provojë.
Argjentinasja fitoi garën e Top Modeles së botës
Në Bejrut, në kryeqytetin e Libanit, është mbajtur gara Top Modeli i ri Botëror (World Next Top Model) në të cilin kanë marrë pjesë rreth 40 vajza nga e gjithë bota.
Në garë ka fituar argjentinasja Mihaela Lopes Bianchi.
Dhurata e veçantë e Beyonce për vajzën e Kim
Prindër të një vajze një vjeç e gjysmë, Beyonce dhe Jay Z., natyrshëm zgjodhën një dhuratë të përkryer për vajzën e sapolindur të mikeshës së tyre, Kim Kardashian.
Çifti i këngëtarëve zgjodhi për foshnjen me emrin e çuditshëm North (nga anglishtja Veriu) këpucë të vogla të dizenjuara nga “Christian Dior” dhe një paketë që përfshinte gotë, lugë dhe pirun për bebe, të gjitha të lara në argjent, me një kosto prej 10 mijë dollarësh.
Asimo, roboti që ndërvepron me njerëzit!
Është prezantuar në Tokio, në Muzeun Kombëtar të Japonisë, versioni i fundit i robotëve Honda Asimo, që ndërveprojnë me vizitorët.