Lawrence tërheq vëmendjen me veshjen

Postuar në 04 Korrik, 2013 05:00

Aktorja Jennifer Lawrence është një ndër personalitet vip që nuk ka munguar në javën e modës në Paris. Ajo ka preferuar kësaj here të vishet me firmën e njohur Christian Dior, por veshja e saj ishte aq e veçantë sa nuk mund t’i shpëtonte syrit të medias.
Jennifer dukej seksi teksa mbante veshur një palë pantallona të çuditshme të kombinuara me një bluze rozë dhe një palë taka të thjeshta me ngjyrë të zezë. Mesa duket këto pantallona janë tendenca e fundit e kësaj firmë të njohur, të cilat Jennifer nuk ka hezituar aspak t’i provojë.

Edhe pse është vetëm 22 vjeç, Jennifer po i ngjit me shpejtësi shkallët në karrierën e saj. Në muajin shkurt të këtij viti, aktorja u vlerësuar me çmim Oscar si aktorja më e mirë për filmin Silver Linings Palybook, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.