Statuja prej dylli e Adele –s

Postuar në 05 Korrik, 2013 02:41

Janë dashur plot katër muaj dhe 150 mijë stërlina për të realizuar statujën prej dylli të Adele, të prezantuar në muzeun e Madame Tussadus .

Kopja, identike me origjinalen, mban të veshur një fustan të zi të gjatë deri tek gjuri, i njëjti i veshur nga e vërteta Adele ditën e çmimeve të Grammy Awards 2012.

Statuja e 25-vjeçares do të ekspozohet në qendër të skenës në seksionin e muzikës të muzeut të Londrës, përkrah yjeve të tjera ndërkombëtare si Beyonce, Rihanna, Lady Gaga e Michael Jackson.

Ndërsa një kopje tjetër e saj do të vendoset në muzeun e dyllit në Amsterdam, duke parë popullaritetin e këngëtares londineze.

Pak kohë më parë Adele u bë nënë e një djali që sipas medieve rozë dyshohet të ketë emrin Angelo, referuar një tatuazhi që këngëtarja ka prapa veshit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.