Naked City
Rikthehen në tokë astronautët, Kina në festë
Një ekip astronautësh kinezë zbarkuan në tokë në rajonin e Mongolia në orën 08:07 me kohën lokale, pas një misioni 15 ditor në orbitë, më i gjati me astronautë në historinë e vendit. Në bord ishin tre astronautë, duke përfshirë edhe një grua. Kina synon të arrijë deri në vitin 2020 një stacion orbite në hapësirë, Tiangog 1.
Modeli Lewis Hamilton
Jemi mësuar ta shohim të ecë me shpejtësi me makinat e Formulës 1, por duket se Lewis Hamilton ka edhe një talent tjetër përveç pilotimit.
Për faqen Mr Porter, piloti i Mercedes ka pozuar me xhaketë dhe xhinse në pistën e Silverstonit, aty ku do të zhvillohet gara e radhës e kampionatit të F1.Lewis Hamilton vitet e fundit është marrë edhe me muzikë, pa përmendur këtu presionin e lidhjes që ka me këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger. Por, tashmë duket se britaniku është i përqendruar vetëm në karrierën sportive.
Bieber pas një gruaje të martuar
Një grua e martuar është duke rrëmbyer zemrën e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber, raportuan të mërkurën mediat rozë.
Më parë gjatë javës, u spekulua se 19-vjeçari ka gjetur tashmë një "zëvendësuese" për Selena Gomezin, ish-të dashurën e tij, kur u pa duke u puthur e në kontakt të vazhdueshëm fizik me Jordan Ozunën, një kamariere e një klabi të famshëm në Las Vegas.
Linda Halimi pret të jetë e suksesshme në SHBA
Këngëtarja Linda Halimi është një ndër këngëtaret shqiptare që po kërkon famë në SHBA. Mësohet se ajo sapo ka përfunduar këngën e saj dhe pritet që gjatë sezonit të verës Linda do të çelë disa nga koncertet e yjeve botërore.
“Kënga ime debutuese në SHBA është e punuar nga një ekip tepër profesional, prej 7 producentëve, të cilët kanë punuar këngë për Beyonce, Nicki Minaj, Lil Wayne, Usher, Christina Aguilera, Mariah Carey”, është shprehur këngëtarja.
"Vajza e bardhë" e Kim Kardashian
Vajza e sapolindur nga martesa midis Kim Kardashian dhe reperit Kanye Ëest është tërësisht e bardhë e duket se nuk i ka marrë asgjë babait të saj.
Të paktën, ky ishte imazhi që 32-vjeçarja i dërgoi miqve të saj në celularët e tyre, nga e sapolindura Veri-Perëndim (emri North-West i vajzës).
Megjithatë, ndërsa Kanye e ka kaluar testin e atësisë, shumë prej miqve të Kardashian nuk e kaluan testin e besimit.Në të vërtetë, fotoja e dërguar nuk ishte autentike, por një imazh fallso.
Biel sulmohet nga kafshëdashësit
Një prej aktoreve më të apasionuara pas kafshëve shtëpiake, Jessica Biel, është vendosur në qendër të kritikave të shoqatave ambientaliste.
31-vjeçarja u fotografua të martën duke shëtitur në Nju Jork së bashku me dy qentë e saj të racës "pit-bull" dhe duke dëgjuar muzikë.
Megjithatë, më shumë se sa linjat e saj të shkëlqyera, ajo që ra në sy tek Biel ishin qaforet e pazakonta me të cilët ajo kishte lidhur qentë, pajisur me një pajisje që shkarkon rrymë elektrike mbi trupin e kafshëve në rast se ato bëhen agresive.
Oprah Winfrey lë prapa 100 të famshëm të botës
Oprah Winfrey është përzgjedhur nga Forbes të mërkurën si njeriu më i fuqishëm në mesin e të famshmëve, duke lënë prapa 5 femra të tjera dhe 4 meshkuj në top dhjetëshen e yjeve globale.
Kjo është hera e pestë që ish-moderatorja e një emisioni televiziv, e cila drejton një rrjet të vetin televiziv, që udhëheq në rangun e 100 personave më të famshëm në botë.
Këngëtarja Lady Gaga është e dyta në listë, kurse pas saj vijnë regjisori dhe producenti Steven Spielberg, e më pas këngëtaret Beyonce dhe Madonna.
Christiano Ronaldo dhe Irina me pushime!
Christiano Ronaldo ka postuar në llogarinë e tij në Twitter fotografi nga Jet-i i tij privat, bashkë me të mrekullueshmen, të dashurën e tij, Irina Shayek.
Fotoja shoqërohej nga mbishkrimi “duke shijuar pushimet”
Në fotografi duket forma e mirë fizike e Christiano Ronaldos, i cili duket se po merr maksimumin para se te kthehet ne trajning serish, ndërsa Irina duket mahnitëse e veshur në mënyrë fare të thjeshtë.
Julia Roberts,më e lumtur se kurrë feston 11 vjet martesë
Ata rrallë herë shfaqen në publik,e aq më tepër bashkë. Preferojnë të jetojnë të veçuar në fermën e tyre në New Mexico.
Por kësaj here,paparacët ia kanë dalë mbanë dhe kanë fotografuar aktoren Julia Roberts dhe bashkëshortin e saj Danny Moder në rrugët e New York City.
Ajo duket më e lumtur se kurrë. Çifti do të festojë me 4 korrik 11-vjetorin e martesës së tyre dhe duken më të afërt se kurrë.
Dita von Teese nuk ka vetëbesim
Ajo është njëra ndër femrat më të bukura në botë dhe siguron jetesën duke hequr rrobat e saj.
Por edhe Dita von Teese ka pasiguri kohë pas kohe dhe për këtë çështje ajo ka folur gjatë një interviste për revistën “Bwatt”.
Është e vështirë për të besuar se bukuroshja nuk ka vetëbesim derisa nuk e ka problem të heq rrobat për revistat më të njohura.
“Si gjithë të tjerët edhe unë nuk kam siguri gjithmonë, në të njëjtën kohë dyshoj tek vetja”, ka thënë ajo gjatë intervistës.