Naked City
Rita Ora në plazhet e Maltës
Rita Ora postoi në rrjetet sociale disa foto me bikini duke treguar se kohët e fundit ka frekuentuar palestrën. Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka pozuar në bregdetin maltez, aty ku do të performojë në një aktivitet të MTV-së.
Bar Rafaeli, mahnitëse
Në një set fotografik për markën e të brendshmeve "Passionata", Bar Rafaeli shfaqet më e "nxehtë" se kurrë. Modelja nga Izraeli pozon si cigane në një nga fotot, ndërsa në një tjetër me fustan të kuq flamenkoje.
Vitin e kaluar, ish-partnerja e Leonardo Di Caprio deklaronte se meshkujt nuk i afroheshin: "Askush nuk flirton me mua. Është e trishtueshme."
Duke parë këto foto, me siguri që situata do të ndryshojë.
Rikthimi i lumtur i Sandra Bullock
Si të rilindësh në pak hapa! Sandra Bullock,48-vjeç është një grua e re tashmë. Kushdo që e ka parë mbi tapetin e kuq për premierën e filmit të saj të ri “Heat”,e ka kuptuar tashmë që mosha nuk ndikon në bukurinë e saj.
Aktorja e cila ishte zhdukur prej kohësh prej radarëve mediatikë është rikthyer në formë të shkëlqyer,e veshur me lëkurë të zezë dhe me buzëqeshje të mëdhe. Me sa duket periudha e errët pas divorcit, gjatë së cilës është fshehur pas mureve të shtëpisë dhe syzeve të errta ka marrë fund.
Lauren Stoner si gjithmonë e mrekullueshme!
Ylli televiziv është shfaur në formën më të mirë duke marrë rreze në këto ditë me temperatura të larta. Bëhte fjalë për Lauren Stoner,e cila ka preferuar të kalojë disa ditë pushime në Florida.
28-vjeçarja është fotografuar nga paparacët me bikini me shumëllojshmëri ngjyrash. Lauren Stoner,është cilësuar si një ndër prezantueset me seksi dhe me forma fizike të admirueshme. Ajo ka preferuar që këto ditë pushime ti kalojë e vetme.
U zbulua arsyeja e vërtetë mbi vdekjen e Marilyn Monroe
Vajza e një prej detektivëve privatë më të famshëm të SHBA-së, Fred Otash Colleen, ka botuar disa nga dokumentet e babait të saj të ndjerë. Në një prej tyre detektivi thekson se me kërkesën e njërit prej klientëve të tij të instalojë një pajisje përgjimi në shtëpinë e Marilyn Monroe.
Sipas fjalëve të Fred Otash Colleen, ditën e vdekjes së aktores më 5 gusht të vitit 1963 në shtëpinë e saj ndodheshin vëllezërit Robert dhe John F. Kennedy. Këtë ditë midis Monroe dhe Kennedy pati një grindje të rëndë, gjatë të cilës Robert mbyti me jastëk yllin e kinemasë.
Spektakli i Kate Moss!
Ajo është një nga më të mëdhatë në botën e njohur të modeleve, shumë e kërkuar edhe pse në moshën 39 vjeç. Megjithatë kjo nuk e bën, Kate Moss të jetë e përmbajtur kur del në publik. Ajo është fotografuar në rrugët e Londrës me një veshje shumë transparente, duke u dhuruar spektakël kalimtarëve të rastit.
Robin, një arsye e qartë për t'u penduar
Robin van der Vaart, futbollisti i kombëtares holandeze, me siguri do të ketë ndierë një shtrëngim në kraharor, kur ka parë imazhet e fundit të ish-bashkëshortes së tij.
35-vjeçarja Sylvie vendosi të shfaqte format e saj të admirueshme për firmën e veshjeve të brendshme "Hunkemoller", në të cilën ajo tregoi edhe një herë më shumë se mosha duket se nuk kalon për të.
Modelja seksi me bikini në Ibiza (FOTO)
Modelja,Abbey Crouch është fotografuar nga paparacët ndërkohë që po pushonte në plazhin Ibiza gjatë fundjavës. E veshur me një palë bikini ngjyrë të zezë që i’a eksopzonin edhe më shumë format fizike.
Russell Brand: Dua grua të “egër” në shtrat
Russell Brand dëshiron që gruaja e tij e ardhëshme të jetë e “egër” në shtrat në mënyrë që të jetë femra ideale për të. Komiku është divorcuar nga Katy Perry vitin e kaluar pas martesës e cila zgjati vetëm 14 muaj.
“Dëshiroj të martohem sërisht dhe të krijoj familje.Po shikoj për gruan time të ardhëshme. Shpresoj që ajo të jetë e dashur dhe aventuriere në seks”,ka thënë ai.
Martesa e Theo Walcoot me Melanie Slade
Dita e djeshme ka qënë shumë e veçantë për futbollistin Theo Walcoot i cili ka kryer cermoninë martesore me Melanie Slade. Ato,janë martuar në Itali mes miqsh,kolegë në një organizim shumë special për çiftin.
24-vjeçarja Melanie dukej mahnitëse me një fustan të stiluar nga stilistë më të njohur në Itali. Në një intervistë për revistën “Hello” Theo Walcott është shprehur:” Jam shumë i lumtur që më në fund mund të thërras Melanie,gruaja ime! Të dy jemi kuriozë të dijmë se çfarë rezervon e ardhmja për ne.”