Naked City
Michael Jackson 60 ditë pa gjumë para vdekjes
Edhe nëse nuk do të ndërronte jetë prej overdozës së qetësuesve që merrte, Michael Jackson gjithsesi ishte “drejt fundit të tij”.
Kështu deklaroi Charles Czeisler, mjeku i ftuar të japë mendimin si specialist në gjyqin e ngritur nga familjarët e “Mbretit të Pop-it” që kërkojnë zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së Michael.
Sipas dëshmisë së mjekut, Jackson kishte 60 ditë që nuk flinte tamam, ose thënë ndryshe, që nuk arrinte fazën REM të gjumit, fazë ku jo vetëm ëndërrohet, por edhe ku rigjenerohen në përgjithësi qelizat e organizmit njerëzor.
Ora-Harris, tashmë të pandashëm !
Marrëdhënia midis Rita Orës dhe Calvin Harris ka arritur një fazë të re, ndërsa DJ i njohur skocez dhe këngëtarja me origjinë kosovare janë bërë thuajse të pandashëm.
22-vjeçarja dhe Harris, pasi kanë nisur së fundmi një marrëdhënie, u fotografuan të enjten në Los Anxhelos, duke shpenzuar të dy kohë në shopping.
Ndryshe nga shumë meshkuj të tjerë, Harris dukej tepër i durueshëm dhe përkushtuar, ndërsa shpenzoi disa orë me të dashurën e tij në një qendër tregëtare.
Vajza e Kim Kardashian do të quhet Veri-Perëndim
Kim Kardashian duket se do t’i shtohet atyre personazheve VIP që zgjedhin emra të çuditshëm për fëmijët e tyre.
Kështu vajza e sapoardhur në jetë nga lidhja mes Kim dhe reperit Kanye West mësohet se do të quhet North, emër i cili i bashkuar me mbiemrin që vogëlushja do të trashëgojë nga babai i saj (West) në shqip përkthehet Veri-Perëndim
Burime pranë çiftit kanë thënë se vajza do të thërritet shkurt Nori, ndërkohë që mendohet se kjo zgjedhje e veçantë është bërë nga babai i saj, Kanye West..
Kim & Kanye kanë marrë urime edhe nga miqtë e tyre.
Jennifer Lopez,bëhet me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud
Jennifer Lopez është nderuar me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.
Këngëtarja dhe aktorja 43-vjeçare ishte shumë e emocionuar në ceremoninë ku ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj dhe nga i dashuri Casper Smart.
“Jam shumë e prekur. Më duket e pabesueshme. E ndjej veten shumë me fat sepse ëndrra ime gjithmonë ka qenë të isha pjesë e botës së spektaklit dhe të isha e mirë në atë çfarë bëja”, deklaroi JLo, e cila renditi Bette Midler, Rita Moreno, Sophia Loren dhe Jane Fonda si frymëzimet e saj.
Si duket Miranda Kerr në plazh
Miranda Kerr ka treguar edhe një herë tjetër se është një nga top-modelet më të mira në qarkullim me anë të një seti fotografik në plazh.
30-vjeçarja australiane promovoi linjën e kostumeve të plazhit të butikut online Net-a-Porter dhe si gjithmonë dukej fantastike.
Kerr ka qenë modele e ‘Victoria’s Secret’ në gjashtë vitet e fundit derisa kontrata me markën e famshme të të brendshmeve për femra nuk iu rinovua. Ka zëra që thonë se arsyeja ishte mosha e saj e madhe, por bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom i ka hedhur poshtë këto zëra.
Brandi Glanville si gjithmonë e mrekullueshme!
Modelja,Brandi Glanville është fotografuar nga paparacët në Kaliforni ndërkohë që po kalonte disa ditë pushime në detin e mrekullueshëm që të fal ky vend.
Bukuroshja bionde preferoji të shijonte disa ditë plazhi e vetme. Ajo është shfaqur me bikini ngjyrë rozë të cilën e tregojnë atë në një gjëndje shumë të mirë fizike.
40-vjeçarja është mjaft e pëlqyer jo vetëm si aktore por edhe si prezantuese televizive.
Modelja e 'Sports Illustrated' pozon krejtësisht nudo
Si një modele e 'Sports Illustrated', ajo është mësuar të pozojë gjithmonë me shumë pak rroba në trup, por në imazhin më të fundit Chrissy Teigan shfaqet krejtësisht nudo.
27-vjeçarja ka treguar bukurinë e saj natyrale pasi për foton ka përdorur shumë pak tualet (nuk besojmë që ju ra në sy ky detaj).
Në fillim të këtij viti, Chrissy është censuruar nga Instagram-i pasi postoi një foto nudo në këtë rrjet social.
Rita Ora performon me zemër
Rita Ora ka bërë një performancë me intensitet të lartë në Londër në koncertin e natës së kaluar. Ylli i hitit “Hot Right Now” kishte veshur një fustan të kuq i cili nuk i linte shumë imagjinatës, por kjo nuk e pengoi atë që të bënte lëvizje të fuqishme në skenë.Fustanet ishin punuar nga i njejti material dhe e bënin të dukej shumë seksi. Rita është shprehur se "Ky vit që kaloi ka qenë pjesa më e çmendur e jetës sime, por kjo më shtynë mua dhe më ngacmon që të filloj punën për një album të dytë".
Hudgens, e mrekullueshme dhe sportive
Një prej aktoreve me rritjen më të shpejtë në botën e Hollivudit, Vanessa Hudgens, u rikthye të befasonte me linjat e saj të shkëlqyera.
24-vjeçarja, e cila ka pranuar se i kushton një vëmendje të posaçme trupit, duke u stërvitur në mënyrë pothuajse të përditshme, është duke kaluar pushimet e saj në Bali, Indonezi, së bashku me një grup mikeshash.
Protagonistja e “Spring Breakers”, përfitoi nga rasti për të treguar përveç hireve të saj, edhe shpirtin e saj sportiv, ndërsa u fotografua duke “kalëruar” dallgët me një bord sërfi.
Turisti Alonso
Në prag të garës së Britanisë, ku do të tentojë të fitojë në garën e Silverstone për të vazhduar luftën me Vettel për titullin kampion në Formulën 1, Fernando Alonso përfitoi nga koha e tij e lirë për t’u veshur me një rol të pazakontë… atë të turistit.
31-vjeçari, i shoqërua nga e dashura e tij modele, Daria Kapustina, u fotografuan ndërsa vizitonin disa prej destinacioneve më piktoreske të Las Vegasit, ku spanjolli mbërriti pasi u shkëput shkurtimisht nga puna e tij, për të takuar partneren e ndodhur në SHBA për arsye pune.