Naked City
Gerard Butler ndahet nga modelja rumune
Gerard Butler është ndarë nga modelja rumune Madalina Ghenea pas një viti lidhjeje.
Aktori skocez ishte shprehur para një muaji se po kërkonte një lidhje të qëndrueshme, por mesa duket ish e dashura e Leonardo Di Caprio nuk ka qenë femra e duhur për të.
“Më pëlqejnë femrat me humor, me besim në vetvete, të ëmbla dhe të ndershme. Dua që të mbledh mendjen edhe unë pasi dy vëllezërit e mi janë martuar tashmë”, pati deklaruar protagonisti i ’300′.
Lindsay Lohan, s’e duan as në klinikën e rehabilitimit
Lindsay Lohan është përjashtuar nga një klinikë rehabilitimi për sjellje jo të mirë.
Aktorja është larguar nga Betty Ford Center dhe do të kryejë edhe 90 ditë të tjera të rehabilitimit që i kanë mbetur në një tjetër klinikë.
Mësohet se Lindsay nuk ka pranuar të shkojë në sesionet e terapisë së grupit dhe ka mërzitur pacientët e tjerë. Një burim tha për ‘RadarOnline’: “Ajo nuk shkoi në terapinë e grupit për disa ditë duke thënë se pacientët po jepnin informacione për të. Me sjelljet e saj po i nxinte jetën njerëzve përreth. Të gjithë janë të lumtur që më në fund u largua”.
Aktoret, sa më të vjetra aq më të paguara
Ashtu sikurse vera, që me kalimin e kohës bëhet më e mirë e më e kushtueshme, duket se edhe aktoret mbi 40 vjeçare të Hollywoddit bëhen më të shtrenjta.
Sipas ‘Hollywood Reporter’, aktoret që kanë kaluar katër dekadat e para të jetës janë më të paguarat. Një kundër tendencë me politikën e përgjithshme rinore gjatë vitit 2012 në zemrën e industrisë kinematografike botërore.
Qiellgërvishtësi i përdredhur
Është dashur tetë vjet për t’u ndërtuar, por tashmë pranë përurimit, një qiellgërvishtës 310 metra i lartë në Dubai, meriton të hyjë në listën e ndërtesave më të veçanta të botës.
Ndonëse nën hijen e qiellgërvishtësit më të madh të botës, Burj Khalifas së lartë 826 metra, “Cayan Infinity Tower” është ndërtesa e përdredhur më e lartë dhe e veçantë në Tokë.
Me 80 kate dhe 570 apartamente rezidenciale, qiellgërvishtësi ka një strukturë unike dhe maja e tij është 90 gradë e kthyer, në krahasim me bazën.
Amy Child sfidon kritikët me koleksionin më të fundit
Amy Child,shpesh herë është kritikuar për veshjen e saj në jetën e përditëshme por edhe në evenimente të ndryshme. Por,të gjitha kritikat ajo i ka pritur si një avantazh për t’u përmisuar.
Gjatë mbledhjes së fundit që ka zhvilluar ajo ka prezantuar koleksioni e kësaj vere që sipas Amy do të ketë shumë sukses. Veshjet nuk janë vetëm për evenimente por edhe praktike për jetën e përditëshme.
Rihana censurohet në Dublin!
Bukuroshja e muzikës, Rihana censurohet në Dublin. Në vitin 2011, Rihana i pati shokuar disa banorë lokal të Irlandës së Veriut, ndërsa xhiroi nudo në një fushë klipin e saj We Found Love. Por, kësaj rradhe nuk ia ka hedhur dot. Rihana do të jetë më 21 qershor në Dublin, dhe posterat që paralajmërojnë koncertin e saj janë censuruar.
Një pjesë e mirë e posterave janë mbuluar me fustane që mbahen me kapëse, duke i mbuluar asaj të gjithë gjoksin.
Kate Moss, topless për 60-vjetorin e revistës Playboy!
Modelja e njohur Kate Moss thuhet se ka pranuar të pozojë topless për të festuar ditëlindjen e 60-të të revistës së famshme, Playboy. Supermodelja nuk i heq rrobat për herë të parë para kamerave, por ajo është e vendosur ta bëjë sërisht, më shumë se dy dekada nga prezantimi i saj i parë topless.
Naomi Watts, fytyra perfekte për të luajtur Lady Dianën
Naomi Watts, aktorja australiane, e cila është përzgjedhur për të interpretuar rolin e Princeshës së Wellsit, Lady Diana duket se është fytyra perfekte që i afrohet më tepër një prej grave më të njohura në histori.
Për t’ju përshtatur rolit në filmin që pritet të dalë pas disa muajsh, Wats ka ndryshuar disi pamjen e jashtme, përmes një parukeje, dhe ka marrë për muaj të tërë leksione për një sjellje prej princeshe, plus që siç është shprehur vetë aktorja, ajo e ndjen shpirtin e princeshës Diana shumë pranë vetes.
Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta
Një burrë anglez telefonoi numurin e emergjencës së policisë për tu ankuar për faktin se prostitute që kishte takuar ishte e shëmtuar.
Telefonuesi i tha policisë së Birmingemit se gruaja e kishte përshkruar veten shumë më të bukur sesa ishte në të vërtetë dhe për këtë arsye donte ta denonconte, por agjenti që iu përgjigj thirrjes i kujtoi burrit se gruaja nuk kishte bërë asgjë në kundërshtim me ligjin dhe se gjëja e paligjshme ishte blerja e seksit.
Policia e ka identifikuar mashkullin dhe i ka dërguar një letër paralajmëruese mbi veprimet e tij.
Selena Gomez bëhet me motër
Dita e premte solli një “dhuratë” të veçantë për Selena Gomez… ajo u bë me motër.
Mandy Teefey, e ëma e aktores, këngëtares dhe “show-girl” 20-vjeçare solli në jetë vajzën e saj të dytë në një maternitet në Los Anxhelos, në të cilin u shoqerua nga bashkëshorti Brian dhe familjarë të tjerë.
Selena është vajza e martesës së mëparshme të Mandy, me Ricardo Gomez.