Naked City
Nicole Minetti:”E kam dashuruar vërtet Silvio Berlusconi”
“E kam njohur Silvio Berlusconi në vitin 2008 kur unë qëndroja në Milano gjatë periudhës dy vjeçare të studimit. Hera e parë që kam takuar Kryeministrin e asajt kohe ka qënë gjatë një shfaqje ku flitej për tregëtinë. Mes nesh lindi një miqësi dhe më pas një mardhënie e cila përfundoi në fund të atij viti”,tregon Nicole Minneti.
Pavarësisht të gjithave kritikave që kemi marrë në raport me lidhjen tonë për mua ajo ndjenjë ka qënë një “dashuri e vërtetë” ka dëshmuar një prej të dashurave të Silvio Berlusconi në proçesin gjyqësor “Ruby”.
Barely Brookes me bikin në Spanjë
Aktorja, kohët e fundit ka qënë pjesmarrëse në interpretimin e roleve të ndryshme. Pas një ngarkese të madhe ajo ka preferuar të rezervojë disa ditë pushime. Barely, është fotografuar në Spanjë me bikini.
Ajo ka preferuar këtë vend për të festuar edhe 21-vjetorin e saj. Barely Brookes ka organizuar një festë të vogël me shoqërinë e saj në këtë ditë të shënuar për të.
Lady Gaga në formë trupore perfekte !
Në fillim të vitit, Lady Gaga tronditi të gjithë fansat e saj me përmasat “extra large” dhe kilet e tepërta që kishte fituar, por tashmë këngëtarja është rikthyer sërish në formën e saj më të mirë.
27-vjeçarja tregoi trupin e saj me bikini teksa ndodhet për pushime në Meksikë së bashku me një grup miqsh.
Po të rikthehemi pas në kohë, pikërisht në shtatorin e vitit ta kaluar, këngëtarja dukej “si mos më keq” në skenën e një koncerti në Amsterdam.
Taylor Swift shkëlqen sërish !
Tylor Swift u rikthye të tregonte “cilësitë” e saj të padiskutueshme, në një koncert dedikuar muzikës country.
23-vjeçarja, nga Nashvill, në Tenesi, tregoi jo vetëm zërin e saj të shkëlqyer, por edhe linjat e shkëlqyera trupore.
Në këtë shfaqje të Swift, në “Country Music Television Awards”, ajo u shoqërua edhe nga Keith Urban, bashkëshorti i Nicole Kidman.
Performanca e tyre u prit shumë mirë nga të pranishmit.
Gjimnastja seksi prishi martesën e Putinit?!
Lajmi për ndarjen e Vladimir Putinit dhe bashkëshortes së tij Ludmila, pak persona ka befasuar në Rusi. Putini me vite ishte detyruar të përgënjeshtronte zërat për lidhjet e dashurisë, ndërsa me gruan as që paraqitej në publik. Megjithëkëtë, një emër dilte më shpesh në qendër të opinionit se sa të tjerë: gjimnastja e re krenare Alina Kabajeva.
Kjo sportiste 30 vjeçe është njëra nga gjimnastet më të suksesshme ruse me dy medalje të arta olimpike dhe me 14 tituj të kampiones botërore!
Cili është ylli më i paguar i Hollyvood-it?
Në botën e industrisë filmike rinia dhe bukuria janë faktorët vendimtarë për karrierë të suksesshme.
Në kohë të fundit jemi dëshmitarë të sukseseve të artisteve të reja si Jennifer Lawrence dhe Christian Stewart të cilat kanë marrë botën e showbiznesit. Megjithatë revista “The Hollywood Reporter” shkruan se në listën e artisteve më të paguara është Cameron Diaz e cila ka kaluar moshën 40 vjeçare dhe se në industrinë e filmit ende mbretërojnë divat e brezit më të vjetër .
Donte të zvogëlonte hundën, doli nga operacioni pa të !
Donte t’i bënte vetes një dhuratë për të zvogëluar hundën që nuk e pelqente, por është zgjuar nga operacioni fare pa të. Kjo i ka ndodhur Vishal Thakkar, i cili pas depresionit të divorcit vendosi të bënte një gjë të mirë për veten. Shikoni mes fotove se çfarë i ndodhi.
Vajza që i kaloi 10 vitet e para të jetës mes kafshëve të egra
Disa foto të mrekullueshme, që tregojnë pamjet e një ‘Mogli’ real, një vajze që ka kaluar 10 vitet e para të jetës së saj në mes të xhunglës së Afrikës e rrethuar nga kafshët e egra, janë publikuar për herë të parë dhe janë vërtetë mbresëlënëse.
Imazhet përbëjnë në fakt kronikën e jetës së vogëlushes Tippi Benjamine Okanti Degre, e cila u rrit në mesin e kafshëve të egra të xhunglës, njësoj si personazhi Mogli, nga ‘Libri i Xhunglës’, i Rudyard Kipling.
Sheiku padit “Forbes”, i uli pasurinë në 20 miliardë dollarë
Një princ saudit ngriti një padi ndaj revistës “Forbes”, pasi në klasifikimin e saj të personave më të pasur në botë, vlerësoi pasurinë e tij “me vetëm” 20 miliardë dollarë.
Princi Alwaleed bin Talal, në bazë të këtij klasifikimi është personi i 26 më i pasur i botës, por ai pretendon se pasuria e tij reale është 30 miliardë, duke u future ne 10-she.
Duke “nënvlerësuar” pasurinë e tij me dhjetë miliardë dollarë, princi do të kërkojë korrektimin e renditjes dhe një dëmshpërblim, me argumentin se “varfërimi fiktiv” i ka dëmtuar imazhin.
Modelja “zemërthyer” në Marbella
Modelja,e cila u nda dy javë më parë nga i dashuri i saj , është fotografuar duke marrë rreze dielli!
“Amy Childs,ka qënë për disa ditë në Lindjen e Largët dhe atë natë që është kthyer ka shkatarruar gjithçka me të dashurin e saj David Peters. Ky ka qënë një vendim i marrë nga të dy”,tregon menaxheri i saj.
22-vjeçarja po kalon disa ditë pushime në Marbella,ku ajo eshte fotografuar me bikini. “Megjithatë,burime të afërta të modeles tregojnë se ajo po e vuan shumë këtë ndarje,edhe pse përpiqet ta kalojë këtë situatë”