Naked City

Heidi Klum feston 40 vjetorin e lindjes !

Postuar në 02 Qershor, 2013 05:00

Heidi Klum  është shquar për veshjet e saj si për Halloween. Edhe kësaj here ajo ka zgjedhur diçka te çuditshme ne festën e saj të ditëlindjes.Ajo kish zgjedhur një kapele gjigante të zezë të shndritshme. Klum shoqërohej nga fëmijët , i dashuri i saj  dhe shoqja e saj Fergi.

Ç' farë ka ndodhur me fytyrën e Madonës ?!

Postuar në 02 Qershor, 2013 04:49

Madona mori pjesë në eventin e muzikës " Sound of Change" . Ajo bëri një fushatë sensibilizuese për fuqizimin e femrave në gjithë globin. Mirëpo askush nuk e kishte mendjen në fjalimin që ajo po mbante. Diva dukej që kishte bërë "fryrje" në fytyrë pë të korrigjuar rrudhat e moshës.Këngëtarja 54 vjeçare mbajti fjalimin para mijëra vetave.

Nuk është kurrë herët për të bërë shoping !

Postuar në 01 Qershor, 2013 14:40

Rachel Hunter sëbashku me vajzën e Renee Stewart, janë parë të shtunën herët në mëngjes duke bërë shoping.Të gjithë i gjenë në gjumë kurse Rachel ka menduar që dita nis bukur duke bërë shoping në West Holliwood. Ato kanë dashur të përfitojnë nga uljet e mundshme të dyqaneve.

Ska asnjë dyshim që ata janë bashkë!

Postuar në 01 Qershor, 2013 14:27

Miley Cyrus  dhe i fejuari i saj, Liam Hemsworth,  janë bashkë. Thashethemet e fundit flisnin për një ndarje të çiftit, por këtë fundjavë e fotografuar nga paparacët ,Miley i ka sqaruar mjaft mirë fansat me xhestin e saj. Ajo ka treguar dorën e majtë , ku shihej një unazë e shndritshme floriri, pikërisht në gishtin e martesës. E veshur me streçe dhe një mini kanatjere të bardhë, bukuroshja bionde dukej e lumtur  .

Beyonce shkëlqen në tapetin e kuq, me një fustan leopardi të shndritshëm !

Postuar në 01 Qershor, 2013 14:16

Ajo mori pjesë në eventin më të madh të muzikës të vitit "Sound of Change". Këngëtarja 31 vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë mbrëmjes. Ylli botëror ishte në një formë të mirë trupore.Flokët bjonde me onde, një i kuq buzësh mahnitës dhe nje fustan i shndërritshëm i shkurtër e bënin të mahnitshme Beyounce.

“Edukata” e Rihannas në Stamboll

Postuar në 01 Qershor, 2013 11:13

Stamboll, 31 maj - Rihanna mbërriti me jaht në qytetin e Stambollit ditën e enjte për koncertin e radhës së turit të saj botëror dhe para se të zbriste mori pozë me gishtat e mesit ngritur dhe atë foto e postoi në Twitter. 

Këngëtarja 24-vjeçare e shoqëroi foton vulgare me komentin: “Më fal mami!” Rihanna ka pasur shumë sukses me turin e saj dhe në Twitter është mburrur gjatë gjithë kohës me këtë gjë.

“Po mbush plot stadiumet”, “Duke zbarkuar nga jahti për në koncert” apo “Të gjunjëzuar para meje”, janë disa nga statuset e tjera të saj.

Barbara Berlusconi,dalja e saj e parë në publik si “beqare”

Postuar në 01 Qershor, 2013 11:05

Një histori me Aleksandër Pato,mesa duket ka marrë fund.

Barbara Berlusconi ka marrë pjesë në ekspozitën e Domingo Zapata,në Venecia. Ajo është shfaqur shumë elegante me një fustan të zi dhe me një xhaketë të bardhë që i jepte asajt pamjen e një “zonje të vërtet”.

Ndonëse,është shfaqur në formë të mirë asajt i mungonte buzëqeshja në fytyrën . Ajo,nuk ka arritur për ta fshehur gjëndjen e saj shpirtërore pas përfundimit të dashurisë me futbollistin brazilian.

Kryeministrja australiane goditet me sanduiç

Postuar në 31 Maj, 2013 08:50

Dikur, kur kryeministrat e ndonjë vendi vizitonin shkolla apo institucione, u hidheshin lule. Sot lulet janë zëvendësuar me objekte të tjera, që nga statujat (incidenti me ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni, i cili u godit me një statujë në hundë në vitin 2010) e deri te ushqimet. Kryeministrja australiane, Xhulia Gillard, është goditur me një sanduiç për herë të dytë brenda muajit, me ndryshimin e vetëm se kësaj radhe goditja ishte në shenjë. Sanduiçi me sallam e goditi në krahë Gillardin kur ajo vizitoi një shkollë në Kanberra.

George Clooney dhe Matt Damon xhirojnë film në një fshat.

Postuar në 31 Maj, 2013 08:33

Me një popullsi rreth 400 banorë Fingest është një nga vendet më të padëshiruar për xhirime. Por fshati i vogël u bë vend pushimi kur Clooney dhe Damon filluan xhirimet e filmit. Aktorët e famshëm, të cilët kanë punuar bashkë më parë, po filmonin filmin "Monuments Men".

Selena dhe Justin i rikthehen dashurisë për njëri-tjetërin

Postuar në 31 Maj, 2013 04:34

Selena Gomez dhe Justin Bieber i rikthehen dashurisë së tyre.  Pavarësisht së shkëmbyen akuza për njëri-tjetërin në distancë,çifti i të rinjëve janë sërisht bashkë por me kushtin që Selena ta marri më seriozisht lidhjen dhe t’i kenë atë në një mënyrë të matur.

“Selena është duke u treguar shumë e kujdesshme që të mos përjetojë një thyerje zemre edhe një herë,prandaj këtë periudhë ata po e shohin si një provë për lidhjen e tyre,“ tha një burim i afërt i tyre.

“Kur e filluan lidhjen ata ishin shumë të rinj dhe nuk e kuptonin dashurinë”,tregojnë miqtë e tyre të përbashkët.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City