Naked City
David dhe Victoria Beckham bashkohen me Tom Cruise në ditën e familjes për të parë një ndeshje hokei.
I gjithë “klani” Beckham kishin dale për të pare Los Angeles Kings për play-off mbrëmjen e djeshme. Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper ishin të entuziasmuar që kishin dalë me prindërit e tyre dhe me një yll Hollyëood-I si Tom Cruise I cili ishte me djalin tij Connor. Grupi është fotografuar duke ngrënë fast food dhe duke qeshur gjatë gjithë kohës, tërësisht të kënaqur nga fitorja 2-1 e Kings që I çonte ata në finalen e Ëestern Conference. Tom dhe djali I tij 18 vjeçar I adoptuar ishin shumë tifozë me këtë ekip dhe gjithashtu kishin edhe pankarta.
"Vishu e dashur J.lo , se ky është një program që ndiqet nga familjarë"!
Këtë javë Jennifer Lopez ishte në Angli për të performuar hitin e saj më ri në formatin e talenteve të reja në Britani. “Britain’s Got Talent” , mori disa kritika serioze për performancën bajate të këngëtares J.Lo . Veshja e saj u kritikua dhe u vlerësua si e pa përshtatshme për një format të tillë televiziv që ndiqet nga të gjitha grupmoshat. Fansat e mërzitur filluan menjëherë me kritikat e tyre në rrjetin social Twitter.
Jessica Simpson është në ditët e saja për të lindur !
Jessica Simpson po tregon kujdes gjatë këtyre ditëve sepse po afron dita për të lindur fmijën e saj të dytë . 32 vjeçarja është parë këtë fundjavë me nënën, motrën dhe disa mikesha të saj duke bërë shëtitje në Kaliforni. Bukuroshja s’i kish rezistuar blerjes së disa ushqimeve , që i kishin ngacmuar nepsin. Edhe pse me një bark gjigant, ajo dukej tepër e lumtur.
Më në fund Kim pa tualet dhe pa taka !
Kim Kardashian kishte dalë me miqtë e saj të shtunën në mbrëmje, dhe nga shtatëzania e saj është shfaqur në publik pa make up dhe me një fustan të zi që linte për të dëshiruar. 32- vjeçarja shpjegon se barku i saj vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë. Edhe pse ishte pa pikë make up-i Kim dukej që po dilte për një mbrëmje. Kur ajo doli nga lokali u vu re nga paparacët. Ajo fshihej pas çantës së saj të zezë ndërsa hypi në makinë dhe u drejtua pë në shtëpi.
Rita Ora kritikohet për stilin e veshjes
Rita Ora përballet me kritika për stilin e saj të veshjesh, për mënyrën se si vendosi që të kombinohej për të marrë pjesë në një festival në Londër. 22-vjeçarja, e cila prej disa javësh ka nisur një lidhje me DJ Harris, u ngjit në skemë me një palë xhinse, në të cilat ishte vizatuar portreti i qeshur i një njeriu.
Këngëtarja me origjinë kosovare ishte e pranishme në festivalin gay “As One in the Park”, i pari i kësaj natyre që zhvillohet në kryeqytetin britanik.
Përkrah Orës, në skenë u ngjitën edhe artistë të tjerë të mirënjohur, si “Union J.” apo Conor Maynard.
Georgia Salpa shkëlqen sërisht në Spanjë !
Modelja irlandeze Georgia Salpa ka shkëlqyer në Spanjë ! 28-vjeçarja po kalon disa ditë pushimesh me mikeshat e saj, përfshirë këtu Louise Kavanagh, Karena Graham etj. Në fotografitë që ajo vet ka postuar në rrjetin Instagram duken qartë se vajzat po i shijojnë temperaturat e larta në pishinat në Marbella . Georgia, Salpa ka preferuar që këto ditë pushime t’i kalojë vetëm me mikeshat e saj pa praninë e meshkujve.
Miranda Kerr pozon nudo !
Miranda është shembulli i femrave me bukuri natyrore, e dashuruar pas kremrave me bazë organike .Modelja mahnitëse ,është bërë imazhi i linjës së kremrave natyral Skincare, duke pozuar nudo në plazh. 30 vjeçarja ka marrë frymëzim për këtë pozë nga "Botticelli's Birth of Venus ".
A është kjo buzëqeshje që thotë se unë jam kthyer me Bieber? Selena Gomez pjesë e thashethemeve të ndonjë pajtimi tjetër të mundshëm me Bieber.
Selena Gomez e buzëqeshur nga veshi në vesh , përshëndeti fansat në Paris të hënën. 20-vjeçarja dukej me aq elegancë në pantallona lëkure, bluzë Kenzo kur ajo mbërriti në stacionin e NRJ radio për një intervistë. Por aksesori i saj më i mirë dhe më i madh, ishte një buzëqeshje e kuqe. Thashethemet thonë se çifti është një periudhë prove, për ti marrë gjërat më ngadalë dhe për ta trajtuar marëdhënien më me pjekuri.
Vdes legjenda e muzikës Little Tony
Vdes këngëtari legjendar i muzikës Little Tony.Antonio Ciacci,kështu është emri i tij i vërtetë. I lindur 72 vjet më parë në Tivoli, ai u nda nga jeta të hënën në mbrëmje në Romë, në klinikën romake në Villa Margherita, ku ai ishte i shtruar prej tre muajsh sepse vuante nga kanceri. Funerali i tij do të mbahet të enjten. Little Tony, ka qënë një nga artistët më të njohur të muzikës së lehtë Italiane, nga të parët që interpretoi në stilin Italian rrymën rock’n’roll, stil që i dha emrin “Elvis Presly Italian”.
Mirupafshim ! Cameron Diaz rikthehet në shtëpi si leopard pas një kohe të egër në Francë !
40 vjeçarja më në fund e lirë pë tu rikther në Los Angeles , pas një kohe të gjatë në Festivalin e Kanës. Larg luksit të Kanës , ajo kishte zgjedhur një palë streçe leopardi, nje xhaketë të bardhë, dhe e mjaftuar me një palë syze dhe pak buzëkuq të kuq.Bjondja seksi skish lënë aspak vëmendjen e paparacëve pa ngacmuar në aeroport teksa largohej drejt Los Angeles.