Naked City
Moulin Rouge! Rihanna shkëlqen si një diamant në Paris!
Rihanna njihet për stilin e saj të veçantë, duke rrezikuar gjithmonë me veshjen e saj! Këngëtarja 25 vjeçare tashmë është një divë jo vetëm në muzikë por edhe në veshje. Këtë të shtunë ajo ishte e ftuar në Paris , në një festë të stilistit Azzedine Alaia. Diamanti ra në sy me veshjen ngjyrë vishnje dhe flokët ngjyrë floriri.
Kate Winslet pret fëmijën e tretë
Kate Winslet është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i aktores .
Protagonistja e ‘Titanic’ është e martuar me Ned Rocknroll dhe ky do të jetë fëmija i parë që Kate do të ketë me bashkëshortin e saj aktual. 37-vjeçarja ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën 12-vjeçare Mia me Jim Trappleton dhe djalin 10-vjeçar Joe me Sam Mendes.
Kate Middleton me look perfekt
Ditë solemne në Londër. Mbretëresha feston 60 vjetorin e mbretërimit të saj në një ceremoni në Abbazia të Westminster. Midis të ftuarve edhe Kate Middleton, me një look perfekt për rastin. Një fustan me një pardesy të Jenny Packham, me një kapele të Jane Taylor dhe këpucë LK Bennett, por mbi të gjitha dukesha e Cambridge duket më në fund me gjithë shkëlqimin që i jep mëmësia, barku, format e rrumbullakëta dhe fytyra më e mbushur.
Vetëvritet ylli i Bollivudit !
Jiah Khan, një figurë premtuese e kinemasë së Bollivudit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur mbrëmjen e së hënës në banesën e saj në Mumbaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur të martën mediat indiane, sipas të cilave 25-vjeçarja po kalonte një periudhë depresioni për motive personale.
E rritur në Londër, aktorja debutoi për herë të parë si aktore protagoniste në vitin 2007, në filmin “Nishabd”, ku tregoi siguri në vetëvete.
Tulisia Contostavlos arrestohet nga policia !
Këngëtarja dhe ish-antarja e jurisë së spektaklit të jurisë “X Factor” Tulisia Contostavlos ka përfunduar në arrestimin e policisë.
24-vjeçarja u arrestua së bashku me reperin 35-vjeçar Mike GLC.
Policia ka vendosur ta hetojë këngëatren e njohur për një marrëveshje 800 paundëshe heroinë.
Beckham: Vajzën do e mbyll në shtëpi!
David Beckham duket se do të jetë babai që kontrollon gjithçka që bën vajza e tij.
Ish-futbollisti anglez ka thënë me shaka se Harperin do e mbyllë në shtëpi për ta ruajtur nga djemtë.
Kur u pyet se si do të ndihej kur vajza e tij që do të mbushë së shpejti 2 vjeç do të fillojë të takohet me djem kur të rritet, 38-vjeçari u shpreh: “Ajo nuk do të dalë fare. Do e kyç brenda.”
Ish-kapiteni i Anglisë shpjegoi edhe lidhjen që ka krijuar me vogëlushen: “Të kesh vajzë është krejt tjetër gjë. Nuk po them se dua më shumë vajzën se tre djemtë, por ata janë më të pavarur.”
Britney Spears zbulon sekretin e dobësimit
Këngëtarja Britney Spears po përpiqet shumë që të kthehet në format e saj të mëparshme. Ajo ka provuar nga mënyrat më të ndryshme por kjo e fundit ka rezultuar më e mira, çka duket qartë edhe nga format e saj trupore.
Këngëtarja 31-vjeçare ka pasur shpesh herë probleme me peshën dhe duke qenë se dëshira e saj është e madhe për tu dobësuar ajo ka provuar së fundmi një dietë të veçantë të kombinuar me ushtrime të vazhdueshme fizike.
Mel B koha për pushime në bregdet
Ish-protagonistja e dikurshme e grupit “Spice Girl” Mel B ka festuar 38-vjetorin e saj në breg të detit.
Në bikini ngjyrë të kuqe dhe e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Stephen Belafonte ajo është fotografuar duke konsumuar pije. Çifti ndodhet aktualisht në ishujt e Malibusë dhe po kalon një nga periudhat më të këndëshme në mardhënien e tyre.
Rita Ora: Kosova ka nevojë për mbështetje
Rita Ora, e cila ka performuar në koncertin bamirës ‘Gucci's Sound of Change’, të mbajtur gjatë fundjavës në Londër, nuk ka harruar ta përmend Kosovën.
Duke folur lidhur me këtë projekt, Rita ka treguar se “Chime for Change” për të ishte një mundësi e mrekullueshme për të mbështetur atë në çka ajo beson.
Diplomohet princi Saudit,festë 15 milionë euro në Disneyland
Gjatë tre ditëve u aktivizua një shërbim special sigurie. Princi saudit shpenzoi 15 milionë euro vetëm për tre ditë argëtim me miqtë e tij në Disneyland Paris.
Princi Fahd al-Saud ka eksperimentuar argëtime nga më të ndryshmet në park nga data 22 maj deri me 24,me afro 70 miqtë e tij.
Prenotimi u bë në emër privat,thuhet nga grupi Eurodisney. Gjatë qëndrimit,princi i cili festonte diplomën prenotoi disa zona ekskluzive në park,përveç spektakleve të organizuara enkas për të me personazhe të Disney.