Britney Spears zbulon sekretin e dobësimit

Postuar në 04 Qershor, 2013 07:46

 Këngëtarja Britney Spears po përpiqet shumë që të kthehet në format e saj të mëparshme. Ajo ka provuar nga mënyrat më të ndryshme por kjo e fundit ka rezultuar më e mira, çka duket qartë edhe nga format e saj trupore. 

Këngëtarja 31-vjeçare ka pasur shpesh herë probleme me peshën dhe duke qenë se dëshira e saj është e madhe për tu dobësuar ajo ka provuar së fundmi një dietë të veçantë të kombinuar me ushtrime të vazhdueshme fizike. 

Dieta përmban 5 vakte në ditë, me një ushqim të përzgjedhur dhe të kombinuar për të ulur peshën, por sigurisht pa harruar ushtrimet e instruktorit të saj, i cili ka punuar edhe me artistë të tjerë si Janet Jackson, Pink etj. 

Fakti që ajo ka rënë në peshë e ka bërë të ndihet mjaft mirë me veten dhe duke qenë se është e kënaqur ajo vazhdon të bëj çdo ditë ushtrime ku ndër to mund të përmendim: ushtrime basketbolli, biçikletë, pompa etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.