Naked City
Pamela Anderson joshëse për “Vogue” Brazil
Pamela Anderson vazhdon ende të joshë!
Pavarësisht fotovo dhe thashethemeve të fundit që kishin shfaur problem në fizikun e saj ,bukuroshja ka treguar se vazhdon të mbetet një seks simbol.
Në edicionin Brazilian të “Vogue” ,Pamela shfqet shumë e bukur me një bluze të lagur që i tregon nudo dhe fundshpinën që e kanë zili të gjitha femrat.
Aktorja,45-vjeçare vazhdon të konsiderohet si femra më seksi,pavarsisht moshës së saj.
Lady Gaga befason me stilin e saj
Pas kthimit në skenën muzikore, ajo vazhdon të na befasojë me stilin e saj ekstravagant.
Këngëtarja që është e njohur për zgjedhjen e saj të çuditshme të veshjes, ka shokuar të gjithë edhe një herë me stilin e saj në filmin e parë ‘Machete Kills’, ku ajo luan rolin e një femre që quan veten ‘La Chameleon’.
Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancerin !
Aktori Michael Douglas ka bërë të ditur se seksi oral ia kishte shkaktuar kancerin në fyt. Kishte menduar se kanceri në fyt ishte shkaktuar nga përdorimi i tepërt i duhanit dhe alkoolit nga aktori mirëpo gjatë një interviste Douglas tha se seksi oral ia shkaktoi sëmundjen.
I pyetur nëse është penduar që ka pirë duhan dhe alkool, ai tha, “Jo. Nuk dua hyj në detaje mirëpo ky lloj i kancerit është shkaktuar nga seksi oral”.
Kim Kardashian pret vajzë!
Kim Kardashian pritet të lindë një vajzë dhe kjo është konfirmuar edhe nga mjeku i familjes.Në episodin e parë të sezonit të ri të “Keeping Up With The Kardashians”, doktori bëri të ditur lajmin përmes sonogramit.
Doktori Paul Crane qeshi kur zbuloi se Kim po priste një vajzë.
“Nuk po ia shoh bilbilin”, tha Crane që mundohej të zbulonte gjininë e bebes.
“Mendoj se është vajzë”, tha ai.
“O Zot! Sa janë mundësitë?”, pyeti Kardashian.
Në mbështetje të ndihmës për heronjtë !
Të djelën në qëndër të Londrës më shumë së 1,300 çiklistë dolën në një paradë të organziuar në ndihmë të heronjëve.
Në këtë nismë kushtuar heronjëve të periudhave të ndryshme mori pjesë edhe këngëtari James Blunt . Ndërsa çiklisti Mark Cavendish dhe e fejuara e tij dhanë mbështetjen e tyre për pjesmarrësit.
Ngjarja e zhvlluar këtë të djelë pritet të mbledhë rreth 1 milionë dollar në ndihmë të atyre që kanë pasur lëndime në konfliktet e kohëve të ndryshme.
Angelina Jolie &Brad Pitt në Londër !
Aktorja në shfaqjen e saj të parë publike pas rrëfimit për heqjen e të dy gjokseve pasi rrezikohej nga kanceri i gjirit. Angelina ka qenë përkrah bashkëshortit Brad Pitt në premierën e filmit të fundit World War Z.
Cruz, pjesë e filmit “James Bond”
Penelope Cruz do të jetë “vajza-Bond” më e vjetër pasi aktorja do të interpretojë në filmin e 24-t të agjentit 007 që do të nisë xhirimet në verën e ardhshme, kur do të ketë mbushur 40 vjeç.
Një burim pranë produksionit tha për ‘Daily Mail’: “Producentët kanë dashur ta kenë Penelope Cruz edhe në filmat e mëparshëm, por ajo ka qenë gjithmonë e zënë. Bisedimet kanë nisur dhe tani po merren me detajet e kontratës.”
Aktorja spanjolle po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin Javier Bardem, por ky nuk përbën aspak shqetësim për producentët e filmit.
Eleminohet nga “Britain’s Got Talent”,tenton vetvrasjen
Eleminimi në gjysëm finale e “Britain’s Got Talent” çoi në tentativë vetvrasje një prej konkurentëve. Scott Whitley,mahniti jurinë me një kërcim të veçantë dhe arriti një hap drejt finales,por u eleminua pas një paraqitje të dobët në gjysmë finale,më parë gjatë muajit maj.
DiCaprio i çuditshëm!
Venedik, 2 qershor - Leonardo DiCaprio dukej sikur është duke luajtur ndonjë film me superheronj, pasi kishte vënë një maskë kur ka shëtitur në Venedik.
Aktori kishte vënë maskën ngjyrë të zezë dhe një palë syze. Ai madje nuk e ka hequr maskën edhe kur ka ngrënë pica.
Upsss , Geri Halliwell pothuajse i bie fustanin gjatë audicioneve për talentet e reja në Australi !
Ajo bëri bujë kur i rrëshqiti veshja e saj në skenë në Brit Awards 1997 dhe duket sikur "gjërat" nuk kanë ndryshuar shumë për Geri Halliwell të cilët pothuajse i zbuloi në audicionet "Australia's Got Talent" të dielën.Ish Spice Girl teksa ecte në tapetin e kuq në Melburn, busti i fuatanit të saj ra dhe për pak sa nuk i zbuloi gjoksin.Ajo u mundua për ta mbajtur , për të mos qënë pjesë e skandaleve mediatike.Por ky detaj nuk mund t'i shpëtonte fansave apo paparacëve.