Lady Gaga befason me stilin e saj

Postuar në 03 Qershor, 2013 15:05

Pas kthimit në skenën muzikore, ajo vazhdon të na befasojë me stilin e saj ekstravagant.

Këngëtarja që është e njohur për zgjedhjen e saj të çuditshme të veshjes, ka shokuar të gjithë edhe një herë me stilin e saj në filmin e parë ‘Machete Kills’, ku ajo luan rolin e një femre që quan veten ‘La Chameleon’.

27-vjeçarja, është parë me një bishë të vdekur rreth trupit të saj, me asgjë tjetër veç saj dhe një arme në dorë. Në të kaluarën fituesja e çmimeve ‘Grammy’ ka pasur paraqitje publike me veshje shumë të çuditshme duke nisur nga një fustan në formë fluske, e deri te fustani i krijuar nga mishi, për të cilin edhe mori shumë kritika gjithandej. Por, ashtu si e dimë edhe ne, Gaga nuk ka frikë të bëjë gjëra të çmendura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.