Në mbështetje të ndihmës për heronjtë !
Të djelën në qëndër të Londrës më shumë së 1,300 çiklistë dolën në një paradë të organziuar në ndihmë të heronjëve.
Në këtë nismë kushtuar heronjëve të periudhave të ndryshme mori pjesë edhe këngëtari James Blunt . Ndërsa çiklisti Mark Cavendish dhe e fejuara e tij dhanë mbështetjen e tyre për pjesmarrësit.
Ngjarja e zhvlluar këtë të djelë pritet të mbledhë rreth 1 milionë dollar në ndihmë të atyre që kanë pasur lëndime në konfliktet e kohëve të ndryshme.
James Blunt,thekson se,:”mora pjesë në këtë paradë për të mbështetur këtë iniciativë në ndihmë të heronjëve tanë. Ne i dërgojmë ushtarët tanë larg të na përfaqësojnë,si një komb që përpiqen të sjellin paqe dhe stabilitet. Në këtë mënyrë disa prej tyre kanë dhënë jetën , disa kanë humbur gjymtyrë e disa të tjerë kanë pësuar lëndime të pabesueshme. Dhe për këtë arsye ne duhet të mbledhim të ardhura për të mbështetur të gjithë ata heronj që kanë luftuar për vendi tonë”.
Add new comment