Naked City

Një oaz i mrekullueshëm që sot quhet Plazhi i Dashurisë ,i cili lindi nga bombardimet !

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:57

Me ujë të kristaltë, plazhe me rërë dhe rrethuar nga shkëmbinjtë që i qëndrojnë mbi kokë, origjina e kësaj parajse idilike është në fakt disi e pazakontë: ajo është krijuar nga bombardimet me artileri të kalibrit të rëndë.

Plazhi i mrekullueshëm që ndodhet në Ishullin Marieta në Meksikë është krijuar që në vitin 1900, kur ishulli, duke qenë i pabanuar, përdorej nga qeveria e Meksikës si ‘tabelë qitjeje’ për bombardime.

Justin Bieber do të udhëtoj për në hënë!

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:52

Në mesin e turistëve të parë të cilët do të udhëtojnë në hënë me “Vigin Galactic”,do të jetë edhe këngëtari kanadez,Justin Bieber.

Sipas BBC,pop ylli do t’iu bashkohet personaliteteve të njohura që tashmë i kanë rezervuar  vënd në këtë udhëtim edhe miliarderit britanik,Richard Brenson.

I kënaqur me vendimin e këngatrit të ri,Brenson në profilin e tij në Twitter ka shkruar: Urime,shihemi atje lartë!

Kostoja e fluturimit në hënë në organizim të Brensonit kushton 250.000 dollarë. Fluturimi i parë “Virgin Galactic” pritet të realizohet nga mesi i vitit 2014.

Putin divorcohet pas 30 vjetësh martesë

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:43

Presidenti rus Vladimir Putin dhe gruaja Lyudmila kanë thënë se martesa e tyre ka përfunduar. Çifti që ishte i martuar për 30 vjet, e bënë publikë lajmin në televizionin shtetëror rus pasi morën pjesë në një balet. “Ishte vendim i përbashëkt: ne e shohim shumë rrallë njëri-tjetrin, secili prej nesh e ka jetën e tij”, tha Putin.

Këngëtarja më e mirë country

Postuar në 06 Qershor, 2013 08:24

Për të dytin vit rresht, Carrie Underwood ka triumfuar në Country Music Awards, të organizuar në Neshvill të Shteteve të Bashkuara.

Këngëtarja e re ka marrë shumicë absolute votash në kategorinë Videoja e Vitit, falë këngë “Blown Away”, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Ndërkohë, çmimi për performancën më të mirë të vitit shkoi për Miranda Lambert me “Over You”, ndërsa Grupi i Vitit për bandën Lady Antebellum.

Pornostarja shqiptare e 18-ta në listën e 100 më të mirave në botë

Postuar në 06 Qershor, 2013 08:18

Pornostarja Breanne Benson është shqiptarja e vetme që njihet në industrinë e filmave për të rritur, por ajo ka arritur të ngjitet në majat e kësaj industrie. Revista amerikane Complwx e ka renditur 29-vjeçaren në vendin e 18-të në listën e njëqind porno-yjeve më të mira në botë. 

Miranda Kerr në versionin pranveror!

Postuar në 06 Qershor, 2013 08:12

Miranda Kerr i është përshtatur më së mirë stinës duke mbajtur në trup një fustan të verdhë. Modelja e njohur ndodhej në “Times Square në Nju Jork” ndërsa është angazhuar më një turne promovues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

30-vjeçarja Kerr,bashkëshortja e aktorit 36-vjeçar Orlando Bloom e ka aftësinë për të rënë në sytë e medias dhe të publikut.

Oscar i Modës, përballje joshëse në tapetin e kuq

Postuar në 06 Qershor, 2013 03:13

Tapeti i kuq i CFDA Awards, i njohur si Oscar i modës, ka rezervuar shumë surpriza mbrëmjen e djeshme.

Sofia Vergara ka ditur të tërheqë vëmendjen e fotografëve e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë smeraldi, e me një dekolte të madhe, si dhe vëthë dhe varëse smeraldi.

Rrëzëllitëse kanë qenë edhe Nicole Richie me fustan të firmuar nga Marc Jacobs, Adriana Lima nga Givenchy e Karolina Kurkova.

Victoria Beckham tashmë shoqërohet nga i biri nëpër evente

Postuar në 06 Qershor, 2013 03:05

Ajo është gjithmonë objekt zilie nga çdo femër kur shfaqet nëpër evente të ndryshme në krah të bashkëshortit të saj simpatik, David Beckham, por David nuk është i vetmi mashkull tërheqës i familjes.

Tashmë Victoria Beckham shoqërohet nëpër evente të ndrydhe nga i djali i saj i madh, Brooklyn, siç ndodhi edhe në natën ndarjes së çmimeve ‘Glamour Women of The Year.Dhe Vick duket një nënë tepër krenare teksa tërheq çmimin e saj ‘Femra e dekadës’, ndërsa ka në krah të birin shumë simpatik, tashmë i rritur dhe i aftë për të shoqëruar të ëmën, duke zëvendësuar babanë e tij të famshëm.

Vajza e Michael Jakson tentoi të vetëvritet

Postuar në 05 Qershor, 2013 15:29

Vajza e këngëtarit legjendar Michael Jackson, 15-vjeçarja Paris, është vendosur në spitalin e Los Angelesit, pasi ka tentuar të vetëvritej, njoftoi nëna e saj Debbie Rowe. Ajo deklaroi se vajzës së saj “shumë gjëra i kanë ndodhur kohët e fundit ”.

Avokati i Rowe, me anë të një deklarate , falënderoi të gjithë ata që me mendje janë me  Parisin dhe, shtoi se “në këtë moment vlerësojmë që të respektohet privatësia familjare”. 

Rita Ora merr çmimin “Artistja më e mirë e Vitit”

Postuar në 05 Qershor, 2013 15:15

Këngëtares së lindur në Prishtinë dhe e cila jeton në Londër, Rita Orës i është dorëzuar mbrëmë në Londër çmimi “Artistja më e mirë e Vitit”, në ceremoninë e zhvilluar për evenimentin Glamour Women of the Year Awards.

Victoria Beckham, ndërkaq, mori çmimin e “Femrës së Dekadës”.

Mediet angleze shkruan se pas marrjes së çmimit Rita Ora e zhgënjeu partneren e saj, Cara Delevingne, sepse menjëherë pas evenimentit ajo shkoi në shtëpinë e të dashurit Calvin Harris. E veshur me fustan gri dhe me çmimin në dorë, Rita nxitoi drejt veturës dhe u drejtuar nga shtëpia e Calvinit.  

Pages

Subscribe to RSS - Naked City