Një oaz i mrekullueshëm që sot quhet Plazhi i Dashurisë ,i cili lindi nga bombardimet !

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:57

Me ujë të kristaltë, plazhe me rërë dhe rrethuar nga shkëmbinjtë që i qëndrojnë mbi kokë, origjina e kësaj parajse idilike është në fakt disi e pazakontë: ajo është krijuar nga bombardimet me artileri të kalibrit të rëndë.

Plazhi i mrekullueshëm që ndodhet në Ishullin Marieta në Meksikë është krijuar që në vitin 1900, kur ishulli, duke qenë i pabanuar, përdorej nga qeveria e Meksikës si ‘tabelë qitjeje’ për bombardime.

Por përkundër shkatërrimit dhe rrënojave që mund të mendohej nga ky veprim, në ishull u krijua një oaz i mrekullueshëm që sot quhet Playa De Amor ose Plazhi i Dashurisë.

Për të arritur ‘brenda’ këtij plazhi, i cili u krijua nga një masiv shkëmbor i rënë në det si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme, duke hapur në mes të tij një të çarë nga gërryerja e ujit, vizitorët duhet të kalojnë përmes një tuneli të vogël, përtej të cilit shfaqet një copë e vërtetë parajse

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.