Rita Ora merr çmimin “Artistja më e mirë e Vitit”

Postuar në 05 Qershor, 2013 15:15

Këngëtares së lindur në Prishtinë dhe e cila jeton në Londër, Rita Orës i është dorëzuar mbrëmë në Londër çmimi “Artistja më e mirë e Vitit”, në ceremoninë e zhvilluar për evenimentin Glamour Women of the Year Awards.

Victoria Beckham, ndërkaq, mori çmimin e “Femrës së Dekadës”.

Mediet angleze shkruan se pas marrjes së çmimit Rita Ora e zhgënjeu partneren e saj, Cara Delevingne, sepse menjëherë pas evenimentit ajo shkoi në shtëpinë e të dashurit Calvin Harris. E veshur me fustan gri dhe me çmimin në dorë, Rita nxitoi drejt veturës dhe u drejtuar nga shtëpia e Calvinit.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.