Oscar i Modës, përballje joshëse në tapetin e kuq
Tapeti i kuq i CFDA Awards, i njohur si Oscar i modës, ka rezervuar shumë surpriza mbrëmjen e djeshme.
Sofia Vergara ka ditur të tërheqë vëmendjen e fotografëve e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë smeraldi, e me një dekolte të madhe, si dhe vëthë dhe varëse smeraldi.
Rrëzëllitëse kanë qenë edhe Nicole Richie me fustan të firmuar nga Marc Jacobs, Adriana Lima nga Givenchy e Karolina Kurkova.
Miranda Kerr e mrekullueshme si gjithmonë, ka veshur një fustan fantazios ngjyrë jeshil të firmuar nga Proenza Schouler. “Konkurrenca” mes super modeleve ishte e zjarrtë. Alessandra Ambrosio kishte veshur një fustan të gjatë me shpinën e zbuluar, Karlie Kloss hipnotizuese me një fustan që lë pak për të imagjinuar, ndërsa kanadezja Jessica Stam mbante një fustan të shkurtër të firmuar nga Jason Wu.
Zgjedhje jo shumë ekstravagante ka bëtë vajza e Alec Baldwin e Kim Basinger, Ireland Baldwin, e cila kishte veshur një fustan të gjatë të kuq që nxirrte në pah linjat e saj.
Add new comment