Vajza e Michael Jakson tentoi të vetëvritet

Postuar në 05 Qershor, 2013 15:29

Vajza e këngëtarit legjendar Michael Jackson, 15-vjeçarja Paris, është vendosur në spitalin e Los Angelesit, pasi ka tentuar të vetëvritej, njoftoi nëna e saj Debbie Rowe. Ajo deklaroi se vajzës së saj “shumë gjëra i kanë ndodhur kohët e fundit ”.

Avokati i Rowe, me anë të një deklarate , falënderoi të gjithë ata që me mendje janë me  Parisin dhe, shtoi se “në këtë moment vlerësojmë që të respektohet privatësia familjare”. 

Thuhet se  vajza e pop mbretit të rokut ka prerë venat  në shtëpinë e tyre në LA, rreth orës2 të mëngjesit.  Familjarët e kanë çuar në spitalin më të afërm, ku i është dhënë  ndihma e shpejtë.

 

Porosia e saj e fundit deri tani e publikuar në rrjetin social Twitter ishte vargu nga kënga e njohur e grupit Beatles: “Yesterday all my troubles seemed so far away but now it looks as though they're here to stay”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.