Naked City

Çifti Pitt-Jolie: Jo skenave erotike

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:33

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i thonë “Jo” skenave erotike. Lajmi u bë publik nga stilisti Frank Pollaro, një nga miqtë më të ngushtë të Brad, i cili i tha revistës “Esquire” se çifti i ka premtuar njëri-tjetrit se më nuk do të xhirojnë skena seksi.

“Ai është një burrë që nuk do të ketë skena seksi me asnjë femër tjetër që kur takoi Angelinën. Ai është i çmendur pas saj dhe ajo  ndjen të njëjtën për të”, ka thënë Pollaro.

Shtetet e “Braktisura” të Amerikës

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:55

Dikur konsideroheshin “vende pune” ndërsa sot janë transferuar në “vende të botës së tretë” për shkak të pagës së ulët në punë. Teknologjia e viteve të fundit ka bërë të mundur nxjerrjen jashtë përdorimi shumë vende pune. Një ndikim të fuqishëm ka pasur edhe ekonomia e cila nuk gëzon më lulëzimin e dikurshëm,dhe rezultatet në SHBA e tregojnë qartë.

Koleksioni i mëposhtëm i fotografive ëhtë një mozaik që diku përbënin krenarinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sot nuk funksionojnë më.

Adastra, “lodra” e re të pasurve! Komandohet me anë të iPad

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:48

Kjo është “lodra” e fundit për super të pasurit. Një jaht gjigant, i cili kushton 15 milionë sterlina. Revista “Boat International” e ka përshkruar superjahtin më të mahnitshëm në të gjithë botën. Është 42. metra i gjatë, dhe ka brenda gjithçka për të argëtuar një miliarder që jeton në standarde të larta. Adastra është jahti i ri i mandatit nga Hong Kongu, Anto Marden, 64 vjeç. Jahti ka një sistem të integruar të monitorimit të anijes, dhe mund të kontrollohet nga një iPad, për një largësi deri në 50 metra.

Rita Ora-Delevingne, kërcim provokues në skenë !

Postuar në 13 Qershor, 2013 09:21

Rita Ora ishte duke performuar në skenë kur shoqja e saj e ngushtë, modelja Cara Delevingne, u bashkua me të për të nisur një kërcim të "nxehtë" që do të ngelet gjatë në mendjen e publikut të pranishëm. 

Këngëtarja 22-vjeçare me origjinë nga Kosova këndoi disa nga hitet e saj më të mira në Londër .

Mikrofonin e mori edhe modelja britanike që tregoi se mund të ketë sukses në industrinë muzikore.

Upton e gatshme për filmin e ri

Postuar në 13 Qershor, 2013 09:11

Bosët nga Hollywoodi dinë se si ta nxjerrin më të mirën nga Kate Upton.

Bukuroshja kishte veshur një parë bikini ngjyrë të bardhë për skenat e filmit “The Other Woman”.

Ajo është fotografuar duke lidhur mirë sutjene, për t`iu shmangur ndonjë “rreziku”, derisa filmonte skenat në një plazh të Hamptons të Nju Jorkut.

Kate, e cila mbushi 21 vjet të hënën ishte duke filmuar një skenë me kolegun e saj Nikolaj Coster-Waldau, për filmin në të cilin luajnë edhe yjet Cameron Diaz dhe Leslie Mann.

Rihanna duke tymosur hashash

Postuar në 13 Qershor, 2013 02:55

Rihanna u vendos në qendër të një skandali të ri, ndërsa një mikesha e saj publikoi në një rrjet shoqëror një pozë të sajin, mbi shtratin e një hoteli, duke konsumuar një cigare marijuanë. 

Ja si po e shijon martesën Tamara Ecclestone

Postuar në 13 Qershor, 2013 02:47

Tamara Eclestone dhe Jay Rutland festojnë martesën e tyre me një puthje të nxehtë në breg të detit. Ata kanë kërkuar praninë e miqëve dhe familjarëve të afërt për të qëndruar disa ditë në rivierën franceze ku janë relaksuar dhe kanë ndarë sëbashku momente gazmore.

28-vjeçarja njihet si vajza e pronarit të Formula 1 dhe se bën një jetë shumë të kushtueshme.

“Amigo”, Jennifer Lopez ka vithet më të mira latine

Postuar në 12 Qershor, 2013 15:27

Madrid,  20 mijë lexues morën pjesë në një anketë e cila shpalli fituese këngëtaren Jennifer Lopez. Ajo u cilësua si bukuroshja latine me vithet më të bukura nga 29% e lexuesve duke kryesuar listën bindshëm. Ajo shumë vite më parë, pikërisht këtë pjesë të trupit e ka siguruar për shumën prej 27 milionë dollarëve, në rast se i ndodh ndonjë aksident. 

Mbase vendimi i lexuesve ka të bëjë me faktin se gjatë koncerteve që ka mbajtur Jennifer Lopez nuk ka nguruar të nxjerrë në pah armën e saj më të fortë. 

Candice errëson bukuritë e Karaibeve

Postuar në 12 Qershor, 2013 15:07

Candice Swanapoel rikthehet në koopertinën e katalogut të “Victoria’s Secret”, dedikuar veshjeve të plazhit. 

Supermodelja 24-vjeçare shfaqi edhe një herë më të mirën e saj, në 30 poza të ndryshme të publikuara këtë të mërkurë.
Në ishullin e St. Bartsit, një prej vendeve më piktoreske të botës, Swanapoel errësoi të gjitha bukuritë e tjera, me hiret e saj të pakrahasueshme.

Salma Hayek: Vesh atë që do burri

Postuar në 12 Qershor, 2013 09:00

Salma Hayek ka treguar se vesh ato rroba që i pëlqejnë më shumë bashkëshortit të saj, miliarderit francez Francois-Henri Pinault. 

Aktorja 46-vjeçare pranoi se shihet shpesh me veshje lëkure thjesht për faktin se partneri 51-vjeçar ia kërkon një gjë të tillë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City