Çifti Pitt-Jolie: Jo skenave erotike
Brad Pitt dhe Angelina Jolie i thonë “Jo” skenave erotike. Lajmi u bë publik nga stilisti Frank Pollaro, një nga miqtë më të ngushtë të Brad, i cili i tha revistës “Esquire” se çifti i ka premtuar njëri-tjetrit se më nuk do të xhirojnë skena seksi.
“Ai është një burrë që nuk do të ketë skena seksi me asnjë femër tjetër që kur takoi Angelinën. Ai është i çmendur pas saj dhe ajo ndjen të njëjtën për të”, ka thënë Pollaro.
Dyshja e famshme janë së bashku për 8 vite rresht dhe kanë gjashtë fëmijë. Çifti ra në dashuri në xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith” në vitin 2005 ku kanë xhiruar së bashku edhe disa skena seksi.
Add new comment