Çifti Pitt-Jolie: Jo skenave erotike

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:33

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i thonë “Jo” skenave erotike. Lajmi u bë publik nga stilisti Frank Pollaro, një nga miqtë më të ngushtë të Brad, i cili i tha revistës “Esquire” se çifti i ka premtuar njëri-tjetrit se më nuk do të xhirojnë skena seksi.

“Ai është një burrë që nuk do të ketë skena seksi me asnjë femër tjetër që kur takoi Angelinën. Ai është i çmendur pas saj dhe ajo  ndjen të njëjtën për të”, ka thënë Pollaro.

Dyshja e famshme janë së bashku për 8 vite rresht dhe kanë gjashtë fëmijë. Çifti ra në dashuri në xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith” në vitin 2005 ku kanë xhiruar së bashku edhe disa skena seksi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.