Naked City

Asgjë nuk mund ta “ndal” për të qënë seksi!

Postuar në 17 Qershor, 2013 08:09

Kelly Brook është fotografuar në Meksiko ndërkohë që ajo po kalonte disa ditë pushime. Ajo ka dal nga hoteli ku qëndron e veshur me bikini. Gjatë kohës që qëndronte në plazh ajo ka preferuar të jetë pa praninë e një mashkulli,qoftë edhe për t’i bërë shoqëri.

Modelja,33-vjeçare është e pëlqyer jo,vetëm në fushën e modës,por edhe në teatër,televizion etj.Kelly Brook,është komentuar gjithmonë për stilin dhe trupin perfekt që ajo ka.

Fiziku i “frikshëm” i Serena Williams

Postuar në 17 Qershor, 2013 08:05

Shpenzon shumë kohë në palestër për të qenë në formë maksimale dhe stërvitja e rëndë duket qartë tek Serena Williams. 

Paparacët kanë fotografuar tenisten e famshme amerikane në Miami Beach të Floridës, ku sportistja amerikane ishte së bashku me disa shoqe të saj. 

31-vjeçarja ka fituar deri tani 16 Grand Slam-e në karrierë dhe po përgatitet për një nga turnetë më të rëndësishëm të vitit në tenis, Uimbëlldonin, transmeton tch.

Paris, nuk është e bija e Micheal Jackson

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:51

E vërteta rreth atësisë së Paris Jackson ka qenë gjithmonë e debatuar dhe sipas mediave amerikane, ishte lajmi shokues se ajo në të vërtetë nuk është e bija e këngëtarit, elementi që e ka zhytur 15-vjeçaren në depresion. 

Sipas disa mediave rozë, që cituan burime brenda familjes, vetëm pak ditë përpara tentativës për t’u vetvrarë ajo kishte mësuar lajmin se me të vëllain Prince, është motër vetëm nga nëna.

Rita Ora, sportive dhe “luksoze”

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:48

Dielli kalifornian të motivon që të merresh shumë më tepër me trupin tënd, siç vërtetoi këngëtarja Rita Ora, e zhvendosur prej disa ditësh në SHBA. 

22-vjeçarja me origjinë kosovare u fotografua në fundjavë pasi frekuentoi një palestër, në formë të mirë fizike dhe duke konsumuar një lëng frutash.

Fustane nusesh me letra higjienike, fiton një shqiptare

Postuar në 16 Qershor, 2013 15:04

 Të lira, por me klas! Agjencia Cheap-Chic-Weedings.com ka shpallur fituesin e edicionit të nëntë për stilimin e fustaneve të nusërisë me lëndë të parë - letrën higjienike. Dhe fituesja këtë herë është një shqiptare. Mimoza Haska është me profesion parukiere dhe stiliste! Ajo prej vitesh jeton bashkë me familjen e saj në një zonë bregdetare të quajtur Surfside Beach në New York. Ajo e emërtoi fustanin “Mjellma e bukur”, duke realizuar një krijim që i përshtatej modelit të saj.

Putin vodhi unazën e “Super Bowl”

Postuar në 16 Qershor, 2013 09:23

Pronari i “New England Patriots”, Robert Kraft, ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka vjedhur unazën e tij “Super Bowl XXXIX” në vitin 2005, por në atë kohë atij iu kërkua nga zyrtarët e qeverisë amerikane që të thoshte se ishte një dhuratë, për të evituar një ngatërresë ndërkombëtare. 

Kraft e beri deklaratën e tij në Nju Jork. “E mora unazën dhe ia tregova atij (Putinit), dhe ai e vuri në gisht. Tre djem të KGB-së e rrethuan atë dhe u larguan”.

Çmim regjisorit të “Anijes”

Postuar në 16 Qershor, 2013 05:02

U zhvillua ceremonia e dorëzimit te çmimeve prestigjoze David i Donatellos, ekuivalenti italian i Oscarit. Mes fituesve qe edhe regjisori shqiptar prej shumë vitesh me banim në Itali, Roland Sejko.

Ai u nderua me këtë çmim të rëndësishëm për dokumentarin e tij “Anija”, i prodhuar nga Instituti Luce. Filmi i Sejkos, pasi u paraqit në një sërë festivalesh të rëndësishme dhe si rrallë herë për vepra të këtij lloji është shfaqur dhe po shfaqet edhe në kinemaëe italiane.

Kim Kardashian bëhet mama

Postuar në 16 Qershor, 2013 04:56

Më në fund ka ardhur edhe lajmi i shumëpritur i Kim Kardashian. Ajo është bërë mama.

Kim ka lindur vajzën e saj dhe të Kanye West. Kim është 31-vjeç dhe kjo është fëmija e saj i pare.

Edhe pse ishte parashkuar që Kim të sillte në jetë vajzën e saj nga korriku doktorët pohojnë se ajo është në gjëndje të mirë.

Mila Kunis preferon Anglinë për t’u martuar

Postuar në 15 Qershor, 2013 15:33

Mila Kunis ndodhet këto kohë në Angli bashkë me Ashton Kutcher dhe si duket janë dashuruar aq shumë me me atë vend,sa duan të martohen aty.

Çifti vazhdon të qëndrojë në Britani për shkak të xhirimeve në filmin e saj.

“Ata janë aq të dashuruar me Britaninë sa duan të martohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe ta bëjnë martesën ndërkohë që janë atje. Janë mjaft tradicionalë kur është fjala për këto çështje,prandaj asgjë nuk është më tradicionale se një martesë Stonehenge të Britanisë”,u ka thënë mediave një burim i afërt me femrën më seksi të 2012.

Farrah Abraham,pozon me bikini

Postuar në 15 Qershor, 2013 15:30

 

 22-vjeçarja pozoi me bikini duke vën në dukje gjoksin e saj me silikon. Ish-ylli i MTV-së duket se ndjehet shumë mirë me linjat e saj,e cila shpesh herë është komentuar edhe si “femra e përkryer”,thekson “DailyMaPërveç anëve pozitive të jetës së saj, ishte gati për ta ndryshuar atë në mënyrë dramatike. Në moshën 16 vjeçare ajo u dashurua me një mashkull i cili vdiq papritmas në një aksident me makinë. Modelja,shkruajti edhe një libër në vitin 2012 me titull “Ëndrra ime adoleshente e mbyllur”

Pages

Subscribe to RSS - Naked City