Fiziku i “frikshëm” i Serena Williams

Postuar në 17 Qershor, 2013 08:05

Shpenzon shumë kohë në palestër për të qenë në formë maksimale dhe stërvitja e rëndë duket qartë tek Serena Williams. 

Paparacët kanë fotografuar tenisten e famshme amerikane në Miami Beach të Floridës, ku sportistja amerikane ishte së bashku me disa shoqe të saj. 

31-vjeçarja ka fituar deri tani 16 Grand Slam-e në karrierë dhe po përgatitet për një nga turnetë më të rëndësishëm të vitit në tenis, Uimbëlldonin, transmeton tch.

Një nga legjendat e tenisit, John McEnroe, e ka cilësuar Serenën si tenisten më të mirë të historisë: “Serena mund të arrijë gjithçka nëse do. Nëse është e motivuar, është shumë e vështirë ta ndalosh.”

Sigurisht që me një fizik të tillë është e vështirë ta përballosh një kundërshtare si Serena.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.