Naked City
Rita Ora: “Mamasë nuk i pëlqen si dal në skenë”
Njihet për veshjet provokuese në skenë dhe nëna e saj nuk e pëlqen këtë gjë. Për këtë arsye Rita Ora ka thënë në një intervistë për versionin gjerman të revistës “Interview” se duhet të bëjë më shumë kujdes me veshjet e saj.
Paradoksalisht, në setin fotografik që shoqëron intervistën, këngëtarja me origjinë nga Kosova sërish ka dalë shumë e zbuluar për gustot e mamasë.
Lopez dhe Antony, bashkë, në shkollën e binjakëve
Këngëtarja Jennifer Lopez dhe ish bashkeshorti i saj Marc Antony janë fotografuar bashkë në një takim në shkollën e binjakeve të tyre. Ajo e veshur me të bardha e me flokët e kapura, ai në shoqërinë e së bijës me të cilën nuk kanë munguar puthjet e përqafimet.
Vdes ylli i “Sopranos”, James Gandolfini
Ka vdekur në moshën 51 vjecare aktori i njohur, James Gandolfini, ylli kryesor i seralit të famshëm amerikan, “Sopranos”. Raportohet se ai ka pësuar sulm në zemër gjatë pushimeve të tij në kryeqytetin italian, Romë.Gandolfini njihet në gjithë botën për portretizimin e bosit të mafias, Tony Soprano në serinë e HBO, Sopranos. Ai ka fituar tri Emmy Awards për këtë rol. Aktori kishte një sërë planesh, duke përfshirë edhe një serie të re të HBO me emrin “Criminal Justice”.
Michelle Obama në Berlin, viziton memorialin e Holokaustit!
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama dhe vajzat e saj kanë vizituar memorialin e Holokaustit në Berlin.
Michele u fotografua duke ecur përmes një seksioni të memorialit, i përbërë nga 2.700 kolona.
Cyrus: Alkooli, më i dëmshëm se bari
Miley Cyrus ka folur në favor të kanabisit në një intervistë për revistën 'Rolling Stone', duke theksuar se "bari është shumë më pak i dëmshëm se alkooli".
Kur u pyet nëse kishte tymosur ndonjëherë kanabis, këngëtarja qeshi dhe tha: "Nuk mund t'i bësh dikujt këtë pyetje dhe të presësh një PO si përgjigje. Kam bërë një këngë me Snoop Dogg dhe nxirreni vetë përfundimin. Unë mendoj se alkooli është më i rrezikshëm se kanabisi".
Afrohet dita e lindjes për Kate Middletone
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton pritet të lindë fëmijën e saj të parë në të njëjtin maternitet ku edhe Diana lindi djalin e dytë, Princin Harry.
Ndonëse në muajin e tetë të shtatzënisë, princesha ka përcaktuar të gjithë detajet rreth lindjes që pritet të ndodhë në mesin e muajit korrik.
Fëmija mbretëror do të lindë në St. Mary Hospital të lagjes Paddington të Londrës, ndërsa gjinia e foshnjës nuk i është thënë ende prindërve, pasi ata duan që të mbetet një befasi për në momentin e lindjes. Mediat megjithëkëtë kanë publikuar se fëmija i parë i tyre do të jetë djalë.
Zbarkimi i Aleatëve në Francë, fotot e rralla D-Day
Sot në 69-vjetorin e zbarkimit të aleatëve në Normandi zbulohen fotot e rralla të atyre ditëve. Më 6 qershor të 1944 nisi zbarkimi i aleatëve në Normandi, në veri-perëndim të Francës në atë që njihet se D-Day ose fillimi i fundit të luftës në Europë.
Ne foto shihni trupat amerikane, britanike dhe kanadeze qe mësynë kanalin e Le Manshit për të zbarkuar në tokën franceze të pushtuar nga nazistët.
Rihanna godet me mikrofon fansin
Në një koncert në Britaninë e Madhe, pjesë e turit “Diamonds”, Rihanna rebelohet ndaj një admiruesi të saj duke e goditur me mikrofon në kokë.
Këngëtarja zbret nga skena dhe e rrethuar nga truprojet e saj vendos t’u afrohet fansave. Këta të fundit përfitojnë për të shtrenguar duart me 25-vjecaren. Në një moment, njëri prej fansave në vijën e parë e kap prej krahu. Pas disa përpjekjesh për ta shmangur fansin, Rihanna tërbohet lë këngën dhe e godet me mikrofon në kokë.
Të apasionuar pas tatuazheve !
Futbollisti portugez Raul Meireles kaloi një ditë pushimi në Miami Beach së bashku me bashkëshorten e tij dhe çifti shpalosi përpara syve të pushuesve “arsenalin” e tatuazheve që kanë grumbulluar gjatë viteve.
Mesfushori i Fenerbahce, i cili ka luajtur më parë me Porto, Chelsea dhe Liverpool, ka nisur të bëjë tatuazhe që në moshën 18-vjeçare dhe shumicën e tyre ia ka dedikuar bashkëshortes dhe vajzës.Raul Meireles dhe Ivone kanë qenë së bashku prej shumë vitesh, që kur lojtari i kombëtares portugeze nisi karrierën tek Boavista në moshën 16-vjeçare.
Patriotja Miranda Kerr
Miranda Kerr ka treguar anën e saj patriotike në një foto ku shfaqet e mbuluar vetëm me flamurin e Australisë, atdheut të saj.
Modelja 30-vjeçare ka treguar paksa nga dekolteja për ta bërë më tërheqëse foton e realizuar nga Chris Colls.
Bashkëshortja e Orlando Bloom ka zgjidhur kontratën me Ëngjëjt e Victoria’s Secret për t’iu përkushtuar djalit 2-vjeçar Flynn.
“Tani kam hyrë në një fazë të re në jetën time. Tani që jam bërë nënë, kam prioritete të tjera”, theksoi para pak kohësh Miranda Kerr.