Rita Ora: “Mamasë nuk i pëlqen si dal në skenë”
Njihet për veshjet provokuese në skenë dhe nëna e saj nuk e pëlqen këtë gjë. Për këtë arsye Rita Ora ka thënë në një intervistë për versionin gjerman të revistës “Interview” se duhet të bëjë më shumë kujdes me veshjet e saj.
Paradoksalisht, në setin fotografik që shoqëron intervistën, këngëtarja me origjinë nga Kosova sërish ka dalë shumë e zbuluar për gustot e mamasë.
22-vjeçarja ka folur edhe për fëmijërinë e vështirë në Angli: “Jetonim në një apartament të vogël në Londër. Mamaja punonte pastruese dhe ndiqte shkollën pasditeve. Babai ka punuar nga të gjitha llojet e punëve derisa kurseu aq sa për të hapur pub-in e vet.”
Add new comment