Naked City

Perry: Pse dështoi martesa me Rusell Brand

Postuar në 18 Qershor, 2013 16:20

Katy Perry ka folur për jetën e saj private duke u shprehur për revistën ‘Vogue’ se nuk ka kontaktuar më me ish-bashkëshortin e saj, Rusell Brand, që kur ai i dërgoi një mesazh duke i thënë se donte divorcin, para dy vitesh. 

Martesa Perry-Brand përfundoi në dhjetor të 2011-s, 14 muaj pasi u martuan në Indi.

Mariah Carey tregon format

Postuar në 18 Qershor, 2013 16:16

Është nëna e dy binjakëve, por Mariah Carey ka një fizik që çdo femër do e kishte zili. Këngëtarja 43-vjeçare tregoi format e saj në një monokini të zi gjatë xhirimit të videoklipit të saj të ri, në Itali, duke treguar se ka ardhur sërish në formë.

Mariah shtoi rreth 30 kilogramë gjatë shtatzënisë së saj dhe iu desh 1 vit për të rifituar formën.

Beyonce e lumtur dhe e qetë krah Jay-Z

Postuar në 18 Qershor, 2013 06:41

Beyonce është shfaqur në formë të shkëlqyeshme në krah të bashkëshortit të saj Jay-Z, gjatë festimeve bërë me rastin e 10-vjetorit të klubit "40/40". 

Në një festë të organizuar në New York, çifti u fotografua duke pirë shampanjë, ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit të ulur në një kolltuk të madh dhe të rehatshëm.

Beyonce kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë, i cili i tregonte për mrekulli format e saj.

Hunziker, pushime dhe përkëdhelje

Postuar në 18 Qershor, 2013 06:39

Michelle Hunziker do të bëhet nënë për herë të dytë në vjeshtë të këtij viti, por ndërkohë verën po e kalon në plazh, nën përkëdheljet e partnerit të saj Tommaso Trussardi. 

Showgirl zvicerane po kalon ditë të bukura nën shoqërinë e Tommaso-s dhe miqve të tjerë, ndërsa është fotografuar edhe me qenushen e saj të vogël Lily.

Nëse bebja është djalë, atëherë ai do të quhet Nicola, në nder të babait të Tommaso-s, i cili ndërroi jetë në vitin 1999.

Bruckner në rolin e Anna Nicole Smith

Postuar në 18 Qershor, 2013 06:34

Për të portretizuar Anna Nicole Smith, aktorja Agnes Bruckner është përballur me një sfidë. Ajo është dashur që nga madhësia “B” e reçipetave  të kalojë në “D” vetëm që të luajë rolin e bukuroshes ,në filmin biografik “The Anna Nicole Story”.

Por Bruckner nuk ka bërë asnjë operacion për të arritur madhësinë e gjinjve të Nicole Smith, pasi krijuesit e filmit kanë bërë disa efekte speciale për të arritur madhësinë e kërkuar.

Rihanna përsëri vonohet në koncert

Postuar në 18 Qershor, 2013 06:28

Tani  nuk është më e zakonshme që Rihanna të vonohet në koncerte, pasi një gjë të tillë e ka bërë disa herë këtë vit.  Këtë  xhest e ka bërë edhe të hënën në mbrëmje në Angli.

Ajo i ka lënë që të presin për më shumë se dy orë fansat në Birmingham të Anglisë sepse kishte dalë në një klub së bashku me modelen Cara Delevingne.
 

Koncerti ishte  parashikuar të fillonte në orën tetë të mbrëmjes, por filloi  në orën dhjetë e gjysmë dhe kjo gjë nuk u  pëlqyeu fansave të Birminghamit.

Vergara nuk i ka problem vitet !

Postuar në 18 Qershor, 2013 06:22

Ajo është e njohur për format e mahnitshme, por të hënën aktorja Sofia Vergara tregoi se vitet po shkojnë ndërsa ajo po mbet e njëjta.

Ylli i serisë “Modern Family” përmes rrjetit social “Twitter”, postoi disa fotografi ku shfaqte të pasmet e saj derisa ajo qeshte në kamerë.

Ajo kishte veshur bikini ngjyrë rozë dhe derisa po shijonte diellin në një pishinë me shokë, aktorja kolumbiane dukej sensacionale.

Aktorja së fundmi foli edhe për format e saj, duke thënë, “çiltërsia ime, format e mia, më kanë hapur shumë dyer gjatë karrierës sime”.

Ricky Martin: “Jam një baba i përkushtuar”

Postuar në 18 Qershor, 2013 06:16

Ricky Martin ka pranuar që pjesën më të madhe të kohës së tij i’a kushton familjes. Ai është fotografuar gjatë kohës që ndodhej nq aeroportin e Sydney të Australisë,duke u nisur për të kapur një fluturim për në Los Anxhelos.

41-vjeçari ka qënë duke u kujdesur për dy binjakët e tij Matteo dhe Valentino,dhe shpesh herë ai thekson se “jam një baba i përkushtuar”.

Më e bukura e SHBA,zgjidhet Miss Amerika

Postuar në 17 Qershor, 2013 16:22

Erin Brady,25-vjeç është ikona e bukurisë amerikane e cila u vlersua Miss USA 2013,në Planet Hollyood Resort and Casino të Las Vegas.

Erin ishte shpallur Miss Connecticut,dhe gjatë garimit la pas të gjithë konkuruesete tjera duke bërë për vete jurinë dhe publikun.

Me flokët gështenjë,sytë me ngjyrë dhe trupin me forma perfekte,Brady,dukej sikur ishte në konsensus të plotë me shijen e pjesës më të madhe të qytetarëve amerikanë.

Fanny shkëlqen në Rio !

Postuar në 17 Qershor, 2013 16:17

Balotelli u rikthye në qendër të vëmendjes me mungesën e disiplinës dhe golin e shënuar në ndeshjen debutuese të Italisë, përballë Meksikës (1-2). 22-vjeçari i dha fitoren “axurrëve”, me golin e shënuar në pjesën e dytë, por në entuzisëm e sipër hoqi fanelën, duke marrë një karton të verdhë që irritoi trajnerin Prandelli.

Megjithatë, nuk ishte vetëm ajo që dha Balotelli në fushë, por edhe ajo që kishte sjellë ai me vete në tribunë, që u vendosën në qendër të vëmendjes.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City