Vergara nuk i ka problem vitet !
Ajo është e njohur për format e mahnitshme, por të hënën aktorja Sofia Vergara tregoi se vitet po shkojnë ndërsa ajo po mbet e njëjta.
Ylli i serisë “Modern Family” përmes rrjetit social “Twitter”, postoi disa fotografi ku shfaqte të pasmet e saj derisa ajo qeshte në kamerë.
Ajo kishte veshur bikini ngjyrë rozë dhe derisa po shijonte diellin në një pishinë me shokë, aktorja kolumbiane dukej sensacionale.
Aktorja së fundmi foli edhe për format e saj, duke thënë, “çiltërsia ime, format e mia, më kanë hapur shumë dyer gjatë karrierës sime”.
“Është e turpshme të them se arrita sukses shkaku i talentit tim dhe mençurisë”, shtoi ajo.
“Për këtë trup kam punuar 20 vjet apo më shumë, pra kjo punë është dashur të ketë sukses”.
Add new comment