Rihanna përsëri vonohet në koncert
Tani nuk është më e zakonshme që Rihanna të vonohet në koncerte, pasi një gjë të tillë e ka bërë disa herë këtë vit. Këtë xhest e ka bërë edhe të hënën në mbrëmje në Angli.
Ajo i ka lënë që të presin për më shumë se dy orë fansat në Birmingham të Anglisë sepse kishte dalë në një klub së bashku me modelen Cara Delevingne.
Koncerti ishte parashikuar të fillonte në orën tetë të mbrëmjes, por filloi në orën dhjetë e gjysmë dhe kjo gjë nuk u pëlqyeu fansave të Birminghamit.
Add new comment