Naked City
Meg Ryan, tashmë edhe regjisore
E pashme,por edhe me një fytyrë që ngjall simpati: Meg Ryan aktore,por së shpejti edhe pas kamerave,si regjisore filmash.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë 52-vjecarja, interpretuese e mbi 40 filmave, në Festivalin e Filmit në Taormina të Italisë.
“Mendoj se është një zhvillim natyral, pasi ke bërë të njejtin profesion për shume vite, beson se e ke kuptuar te gjithe procesin, ndaj dhe të vjen dëshira për të rrëfyer një histori tënden. Kam filluar ta mendoj kete rreth dy vite më parë dhe po punoj prej 18 muajsh për këtë. Ka tre aktorë të interesuar deri tani”, ka thene Ryan.
Lionel Messi,imazhi i “D&G”
Lionel Messi, futbollisti më i mirë i botës në tre vjetët e fundit është zgjedhur imazhi i shtëpisë më njohur italiane të modës Dolce & Gabbana .Messi ka qenë figura kryesore e mbrëmjes së modës që është mbajtur mbrëmë në Milano të Italisë.
Ai ka kontratë edhe me kompaninë gjermane Adidas, Turkish Airlines e disa kompani tjera të njohura, dhe nga këto reklama ai përfiton edhe më shumë sesa rroga vjetore në FC Barcelona.
“Kam frikë se Angelina do të vdesë së shpejti”
Një mikeshë e familjes së Angelina Jolie ka folur hapur mbi kancerin që ka prekur femrat e kësaj familjeje dhe ka thënë se vetë aktorja e famshme “mund të vdesë shumë shpejt”.
Marie Miles ka frikë se mastektomia e dyfishtë së cilës iu nënshtrua Angelina nuk do ta shpëtojë nga fati i nënës, gjyshes, stërgjyshes dhe hallës së saj nëse nuk heq shpejt edhe vezoret.
Chris Brown:”Tërhiqem nga dueti,për të harruar Rihanna-n”
Chris Brown ka vendosur të shkëpusë të gjitha lidhjet që kishte me ish të dashurën Rihanna,prandaj do të tërhiqet edhe nga duetin që kishte bërë me të dhe i cili do të përfshihej edhe albumi i tij i ri.
Ylli i hitit “Fine China” ,i ka kërkuar kompanisë së tij të inçizimit që të mos e përfshijë këngën ” Put It Up” e cila përfshin edhe Rihanna-n, në albumin e tij të ri “X” i cili del në treg me 16 korrik.
Edhe përkundër asaj se zyrtarët e kompanisë së inçizimit po mundohen t’ia mbushin mëndjen që të mos ta largojë këtë këngë,ai është këmbëngulës.
Kinë, djali me bisht
Një djalë 7-muajsh kinez ka lindur me një bisht rreth 7 centimetra dhe nëna e tij i lutet doktorëve të ndihmojnë vogëlushin për të rregulluar këtë çrregullim që njihet si “spina bifida”.
“I kemi kërkuar kirurgëve që ta heqin këtë bisht, por na kanë thënë që nuk është kaq e lehtë”, shprehet nëna e djalit.
Madonna: I bleva iPhone, vajza nuk më flet më
Mund të jetë Mbretëresha e Pop-it, por Madonna ka të njëjtat probleme si të gjithë prindërit e zakonshëm. Këngëtarja 54-vjeçare ka zbuluar në një emision televiziv amerikan shqetësimet në lidhje me fëmijët e saj.
Gjatë promovimit të dokumentarit “Madonna: The MDNA Tour”, ajo foli për vajzën 16-vjeçare Lourdes dhe djalin 12-vjeçar Rocco.
“Po ndjehem si të jem martuar me Jessie J”
Producenti William ka thënë se ndjehet sikur të jetë martuar me këngëtaren Jessie J,kjo për faktin se ai ndjen se ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. William,i cili është gjithashtu antarë jurie në garën për talente në muzikë “The Voice”,në Angli,ka thënë madje se ai nuk mund të ishte pjesë e spektaklit nëse nuk do të ishte Jessica,e cila gjithashtu është pjesë e panelit.
Rosie Huntington shkëlqen për “Marcs & Spencer”
Modelja,Rosie Huntington,e ka bërë më të mirën për të i'u pështatur verës ndësa pozon me të brendëshme. Ajo pozon e shtrirë në krevat në formë provokuese ndërsa gjithçka që ajo mban veshur është pjesë e koleksionit më të fundit të veshjeve intime për firmën ” Marcs & Spencer".
Nicki Minaj poston foto "topless"
Gjithmonë eksperimenton me daljet e saj në publik, por kësaj here Nicki Minaj shkoi edhe më tej duke postuar në Twitter një foto të sajën "topless", duke mbuluar vetëm me yje gjoksin.
Fillimisht kjo foto u postua nga producenti ekzekutiv i saj dhe ndoshta edhe i dashuri Scaff Beezy e më pas Nicki vendosi t'ia tregonte edhe 16.6 milionë ndjekësve të saj në rrjetin social.
Cfarë i ka ndodhur fytyrës së Meg Ryan?
Meg Ryan ishte shumë e fryrë në fytyrë gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq të Festivalit të 59 të Filmit Taormina, që po mbahet në Siçili të Italisë.
Aktorja 51-vjeçare gjithashtu nuk kishte asnjë rrudhë, gjë që lë të kuptohet se e ka vizituar disa herë kirurgun plastik.
Në këtë festival filmi, Meg Ryan është e ftuar për të folur mbi karrierën e saj kinematografike, karrierë e cila kohët e fundit nuk ka asgjë të re.