Madonna: I bleva iPhone, vajza nuk më flet më

Postuar në 23 Qershor, 2013 03:38

Mund të jetë Mbretëresha e Pop-it, por Madonna ka të njëjtat probleme si të gjithë prindërit e zakonshëm. Këngëtarja 54-vjeçare ka zbuluar në një emision televiziv amerikan shqetësimet në lidhje me fëmijët e saj. 

Gjatë promovimit të dokumentarit “Madonna: The MDNA Tour”, ajo foli për vajzën 16-vjeçare Lourdes dhe djalin 12-vjeçar Rocco.

“Jam një nënë strikte. Vetëm para pak kohësh i bëra dhuratë vajzës një iPhone, ndërsa djali ende nuk ka celular. Gjithsesi, që kur i bleva iPhone, vajza nuk më flet më. Është në një periudhë që po rritet shpejt, por për mua mbetet vajza ime e vogël”, tha këngëtarja.

Në lidhje me djalin e saj, Madonna deklaroi: “Është zgjatur shumë, i kanë dalë qimet në fytyrë dhe fikson të pasmet e vajzave. E tmerrshme…”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.