Naked City
Jessie J performon në MTV shumë provokuese
Këngëtarja Jessie J ka preferuar të shfaqet në një mënyrë mjaft të veçantë në Maltë ditën e djeshme.
25-vjeçarja ka qënë e bindur për efektin që do të krijonte në momentin kur ka hequr rrobat që linin pak për të imagjinuar. Jessie J ishte në “MTV Koncert” dhe u bë objekt i fotografëve.
Ajo ka performuar me këngë e stile të ndryshme në skenë .
Falcao kënaqet në Miami
Radamel Falcao po shijon pushimet verore në Miami të Floridas. Pas një sezoni mbresëlënës me Atletico Madridin në planin personal, dhe kryerjes së transferimit te Monaco, sulmuesi kolumbian i ka lejuar vetes disa ditë pushim nën rrezet e diellit.
Paltrow, me të brendshme për filmin e ri
Do të mbushë së shpejti 41 vjeç, por Gwyneth Paltrow duket se nuk plaket kurrë. Aktorja veterane shfaqet vetëm me të brendshme në trailer-in e filmit të saj më të fundit, 'Thanks For Sharing'.
Filmi, ku interpretojnë Mark Ruffalo dhe këngëtarja Pink, përqendrohet tek një grua (e interpretuar nga Paltrow) e cila përballet me varësinë ndaj seksit të të dashurit të saj.
Filmi, me skenar dhe regji të Stuart Blumberg, do të shfaqet për herë të parë në muajin shtator.
“Trofeu” më i çmuar i Djokovic
Me eliminimin e bujshëm të Roger Federer dhe Rafael Nadal që në dy raundet e para të Uimbëlldonit, Novak Djokovic është shndërruar automatikisht në favoritin kryesor për të fituar Grand Sleame e vetëm të zhvilluar në sipërfaqe bari.
E së bashku me serbin, tashmë vëmendja e mediave është përqendruar edhe tek e dashura e tij, modelja Jelena Ristic.
Hillary Clinton nderohet me Medaljen e Lirisë
Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton është fituese e Medaljes së Lirisë për këtë vit. Këtë çmim, zonja Clinton, pritet ta marrë në ceremoninë e 10 Shtatorit në Qendrën Kombëtare Kushtetuese.
Kjo qendër ka shpallur mbrëmë vonë se ish-sekretarja amerikane e shtetit, ish-zonja e parë dhe ish-senatore, do ta marrë çmimin për “karrierën e saj jetësore në shërbimin publik dhe për përpjekjet e saj për mbështetjen e grave dhe vajzave në gjithë botën”.
Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni
Një grup teleshikuesish të pakënaqur ngritën një padi ndaj Televizionit Shtetëror Japonez, për shkaktimin e një dëmi psikologjik, me përdorimin e tepruara të fjalëve të huazuara nga anglishtja.
Sipas paditësve, përveçse në këtë mënyrë i shkaktohet një dëm madhor gjuhës dhe identitetit kulturor japonez, gjithashtu stresohen dëgjuesit, të cilët shpesh herë nuk e njohin kuptimin e fjalëve të përdorura.
S’kishte patentë, policia bllokon një Lamborghini të një 24-vjeçari nga Katari
Policia në Londër bllokoi një makinë të rrallë, pasi pronari i saj nga Katari, u gjet pa leje drejtimi dhe siguracion të saktë.
Supermakina Lamborghini Aventador, e cila nga ngjyra dhe efektet e veçanta, dukej sikur vinte nga ndonjë film futuristik, u konfiskua një ditë më parë në afërsi të Harrod’s në Knightsbridge.
Pronari i saj është 24-vjeçari, Nasser Al-Thani, një anëtar i familjes në pushtet nga Katari.
Kelly Brook,e mrekullueshme gjatë një cermonie në Londër
Gjatë muajve të fundit,duket se Kelly Brook duket se ka shpenzuar shumë kohë duke u marrë me pamjen e saj fizike. Veshur me një fustan me lule,ajo është fotografuar në Londër gjatë një cermonie që po zhvillohej.
Me një buzëqeshje në fytyrë,33-vjeçarja është komentuar si një ndër femrat më seksi të kësaj cermonie. Aktorja,ka qënë e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Danny Cipriani jo vetëm gjatë cermonisë por e ka shoqëruar atë edhe gjatë pjesë tjetër të qëndrimit në Londër.
Djali i Jackson dëshmon në gjyq
Djali i Michael Jackson ka folur publikisht për herë të parë për vdekjen e të atit, pasi ka dëshmuar në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Los Anxheles.
Prince Jackson, 16 vjeç, tha se babai i tij kishte zhvilluar disa telefonata të tensionuara me kompaninë promovuese të koncerteve të tij, “AEG Live”, disa herë edhe duke derdhur lot.
“Ai thoshte: ‘Ata do të më vrasin. Ata do të më vrasin’”, ka treguar Prince. Katherine Jackson, e ëma e këngëtarit të famshëm, ka paditur “AEG Live” për 40 miliardë dollarë për vdekjen e të birit. Nga ana e saj, kompania mohon çdo akuzë.
Biel sulmohet nga kafshëdashësit
Një prej aktoreve më të apasionuara pas kafshëve shtëpiake, Jessica Biel, është vendosur në qendër të kritikave të shoqatave ambientaliste.
31-vjeçarja u fotografua të martën duke shëtitur në Nju Jork së bashku me dy qentë e saj të racës "pit-bull" dhe duke dëgjuar muzikë.
Megjithatë, më shumë se sa linjat e saj të shkëlqyera, ajo që ra në sy tek Biel ishin qaforet e pazakonta me të cilët ajo kishte lidhur qentë, pajisur me një pajisje që shkarkon rrymë elektrike mbi trupin e kafshëve në rast se ato bëhen agresive.