Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni

Postuar në 27 Qershor, 2013 16:20

Një grup teleshikuesish të pakënaqur ngritën një padi ndaj Televizionit Shtetëror Japonez, për shkaktimin e një dëmi psikologjik, me përdorimin e tepruara të fjalëve të huazuara nga anglishtja. 

Sipas paditësve, përveçse në këtë mënyrë i shkaktohet një dëm madhor gjuhës dhe identitetit kulturor japonez, gjithashtu stresohen dëgjuesit, të cilët shpesh herë nuk e njohin kuptimin e fjalëve të përdorura.

”Shqetësimi që ne ngremë me këtë padi qëndron në amerikanizimin e tepërt të gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar”, deklaroi avokati Mutsuo Miyata, i cili kërkon nga televizioni një dëmshpërblim prej 15 mijë dollarësh për klientët e tij.

Qëllimisht, dëmshpërblimi i kërkuar është simbolik, pasi qëllimi i vërtetë i teleshikuesve të grupuar pas kësaj padie nuk është nxjerrja e përfitimeve materiale, por përmirësimi i kësaj situate aktuale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.