Kërcënim, ajo çfarë po vjen, jo rënia e ekzistueses

Postuar në 02 Shkurt, 2026 19:57

Ish-kryeministri o Italisë, Mario Draghi, ka paralajmëruar se rënia e rendit aktual ndërkombëtar nuk është kërcënim në vetvete. Sipas tij, ajo çfarë mund ta zëvendësojë atë është kërcënim, ndaj një zgjidhje për Europën është federimi.

Nëse Europa federohet në tregti, konkurencë, tregun unik, politikën monetare, ne respektohemi si një fuqi dhe negociojmë si një

ka thënë ai gjatë një ceremonie dekorimi në universitetin e Leuven në Belgjikë.

Çmimi i është akorduar Draghit për gërshetimin e njohurive akademike me veprime të guximshme që çojnë në ndryshim domethënës.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Federim kerkoi edhe pak me pare edhe kancelari gjerman (dhe ne pergjithesi gjermanet e francezet e mbeshtesin idene) por e shprehu me fjale te tjera. Gjermania argumenton se BE-ja duhet të jetë më efikase, sidomos me zgjerimin e ardhshëm (Ballkani Perëndimor, Ukraina, etj.). Për këtë arsye ajo mbështet heqjen ose kufizimin e vetos (unanimitetit) në disa fusha dhe zgjerimin e votimit me shumicë të kualifikuar. Qe me fjale te tjera, jo aq te sheqerosura me llafollogji europiane, do te thote qe shtetet e medha flasin dhe te tjerat degjojne.
Kjo kerkohet ne dukje per te luftuar fenomenin Hungari, por ne fakt po vihet re se secili po mundohet ne kohe te veshtira te terheqe sa me shume nga vetja.
Psh marreveshja e famshme e diteve te fundit BE me Indine e Tregetise se lire e pare ne kete kendveshtrim i nxjerr te palarat ne shesh.
Eshte e vertete qe cdo marreveshje e tregetise se lire shihet me sy optimist ne global, dhe per CoE kjo mbase edhe mjafton, por per portugezet, qipriotet, rumunet apo maltezet kjo marrveshje nuk ndyshon asgje. 90 % e exporteve europiane ne Indi jane Makineri, Automobila, Elektronike, Kimikate e farmaceutike. Ketu futen edhe armatimet, ku 95% prodhohen ne Gjernani e France . Nese nuk marrim parasysh si vende prodhuese Germani, France, Holande, Itali e Belgjike/Suedi, pjesa qe i mbetet BE=se eshte vetem 5%.
Ne kete aspekt mund te thuhet se e gjithe marreveshja FTA me Indine u be per keta 4 shtete, qe jane prodhuesit e medhenj, por edhe konsumatoret e medhenj per mallrat Indane.
Dragi mund te jete pak i vonuar, ose do i beje gjerat formalisht, se kjo "isde e tija" po ze vend gjithnje e me shume praktikisht.
Kur dikur i kerkoi grure Enver Hoxha sovjetikut, ky i tha: "sa grure ju duhet juve, te ne e hane minjte". Mbase nuk e kishte krejt gabim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.